Protesta e opozitës para Ministrisë së Brendshme

Politikë

Dy ditë pas protestës, FRPD fton mbështetësit nesër përpara zyrës së Xhafajt

28 Maj 2018, 19:36| Përditesimi: 28 Maj 2018, 20:18

  • Share

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, fton të rinjtë t'i bashkohen nesër në orën 12:00 një proteste përpara zyrës së ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.  

Thirrja për këtë tubim vjen dy ditë pas protestës së organizuar nga opozita në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme, ku pati edhe konfrontime me policinë.

Protestë nga e cila nuk u arrit të fitohej asgjë, as dorëheqja e Fatmir Xhafajt dhe as largimi i qeverisë, kauza dhe motivi i protestës së thirrur nga PD dhe LSI.

Nesër në orën 12:00 mos rri në Facebook, por eja protesto përpara Ministrisë së Brendshme. FRPD do jetë aty. 

Belind Këlliçi, kryetar i FRPD

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?