Komisioni Hetimor per Shendetesine

Dy ditët e fundit të hetimorit të shëndetësisë! Të hënë dhe të martë dëshmojnë ministra dhe ish ministra, pritet ardhja e Ilir Beqajt nga burgu

19 Tetor, 15:45| Përditesimi: 19 Tetor, 15:52

  • Share

Të hënën dhe të martën do të jenë dy mbledhjet e fundit të komisionit hetimor për koncesionet e sterilizimit dhe Check up në shëndetësi.

Këto dy ditë në Kryesinë e Kuvendit pritet të vijnë për të dhënë dëshminë e tyre dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisionit ministra dhe ish ministra.

Ndërkohë të martën pritet të vijë nga burgu ish ministri i shëndetësisë përgjegjës për këto dy koncesione, Ilir Beqaj për të dëshmuar. Sakaq, të hënën do dëshmojë ministrja Koçiu, Manastirliu dhe ish ministri Shkëlqim Cani.

KOMISIONI HETIMOR PËR SHËRBIMET PUBLIKE TË STERILIZIMIT DHE TË CHECK-UP NË SHËNDETËSI

- Vendndodhja:Kryesia e Kuvendit

- Ora:09:00

Thirrja e dëshmitarëve për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, si më poshtë: 

Znj. Albana Koçiu
Znj. Ogerta Manastirliu
Z. Shkëlqim Cani
Z. Admir Daci
Z. Arben Daci
Z. Artan Kalleshi
Z. Altin Fani

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?