Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg drejtuesin e punimeve të OSSH-së në këtë qytet pas aksidentimit të dy punonjësve ku një prej tyre Gëzim Çabej humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit të lartë pas kontaktit me rrymën elektrike
52-vjeçari i arrestuar nuk kreu kontrollin dhe monitorimin e punës së elektricistëve. Gjithashtu nën hetim është edhe një operator i OSSH në Gjirokastër, pasi dyshohet se falsifikoi dokumente duke ndërhyrë në librin e dispeçerisë.
Elektricisti i ndjerë Çabej u transportua me helikopter drejt kryeqytetit por nuk ia dolit dot dhe fatkeqësisht ndërroi jetë. Kurse kolegu i tij mbeti i plagosur.