Kandidatja shqiptare Anila Skeja

Kronikë

Dy emigrantë shqiptarë garojnë për këshilltarë në Britani në zgjedhjet e ardhshme lokale

1 Maj 2018, 22:17| Përditesimi: 1 Maj 2018, 22:25

  • Share

Në garën zgjedhore  të nisur në Britani më 3 Maj,  kanë marrë pjesë edhe dy kandidatët shqiptarë .

Kandidatët shqiptarë kandidojnë nga partitë rivale në Britani këtë të enjte, nga partia konservatore e Theresa May dhe partia laburiste e Jeremy Corbyn.

Për konservatorët, konkurron Anila Skeja nga Librazhdi,  një mësuese në profesion e cila jeton prej pesë vjetësh në Londër me familjen e saj. Anila Skeja do të kandidojë ne zonën e Barnet në veri të Londrës.

Për laburistët, konkurron Endri Hatillari, një profesionist i suksesshëm dhe aktivist i njohur. Hatillari ka një rezyme të pasur pasi  ka kryer studimet e larta dhe pas universitare në Londër dhe është diplomuar për Menaxhim si dhe ka eksperiencë  të pasur në fushën akademike dhe OJQ-të në Britani. Shqiptari që garon për konservatorët do të garojë në Bashkinë Harrow në veri të Londrës.

Gara mes konservatorëve dhe laburistëve pritet të jetë shumë e fortë pasi sondazhet favorizojnë laburistët në kryeqytetin anglez.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?