Politikë

Dy senatorë italianë s’lejohen të takojnë Veliajn në qeli: Mos abuzoni me paraburgimin! Forza Italia mbështet pafajësinë deri në shkallën e fundit të gjyqësorit

27 Shkurt, 18:54| Përditesimi: 27 Shkurt, 20:02

  • Share

Dy senatorë italianë kanë shkuar këtë të enjte (27 shkurt) në paraburgimin e Durrësit, për të takuar kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn dhe për ti dhënë mbështetjen.

Lorenzo Grassini dhe Roberto Berardi nuk janë lejuar që të takojnë kryebashkiakun. Për këtë arsye, me anë të një video, ata kanë shprehur keqardhjen.

"Jemi këtu në Durrës me senatorin Berardi për ti qëndruar pranë kryetarit të bashkisë Erion Veliaj si dhe për të parë kushtet e burgut. Për fat të keq nuk na lanë të hyjmë. Na pritën mirë por na thanë që lejohen takime vetëm me familjarët.

Fatkeqësisht, ashtu siç ka ndodhur edhe tek ne, në Itali, paraburgimi është kthyer në një problem, sepse shumë njerëz të politikës burgosen në mënyrë paraprake, për të arritur në disa zgjidhje që sot për sot, nuk na rezultojnë.

“Forza Italia” është gjithmonë në favor të garancisë. Pra, në favor të kujtdo që do të duhet të provojë, deri në gjykimin e madh final, pafajësinë e tij. Do të shohim si do të shkojë. Sigurisht, kjo rrjedhë që po merr sot është shumë e ngjashme me atë tonën, në periudhën e Tangentopoli. Shpresojmë që Shqipëria të mos kalojë një situatë të tillë të errët”, tha Lorenzo Grassini. 

Dy senatorët italianë bëjnë një paralelizëm me hetimet dhe gjykimin për skandalin e Tangentopoli, në fillim të viteve 1990 në Itali, i cili zbuloi një rrjet të gjerë ryshfetesh dhe financimesh të paligjshme midis bizneseve dhe partive politike.

“Jemi kundër paraburgimit.  Këtu duket sikur jemi kthyer në kohët e Tangentopoli-t, kur abuzohej me paraburgimin. Pa folur pastaj, për atë çka mund t’i shkaktojë personit, i cili më pas mund të rezultojë edhe i pafajshëm, e që mund të mos ketë kryer asnjë vepër. Këto janë plagë që ngelin gjatë, përgjatë gjithë jetës. Po, duhet bërë drejtësi, por drejtësi të drejtë. Ne jemi garantues, pra për një drejtësi të drejtë. Deri në një provë të kundërt, të gjithë jemi të pafajshëm”, u shpreh Roberto Berardi” tha Roberto Berardi

Çfarë është skandali Tangentopoli?

Gjatë skandalit Tangentopoli, cili zbuloi një rrjet të gjerë ryshfetesh dhe financimesh të paligjshme midis bizneseve dhe partive politike pati edhe kritika se disa arrestime ishin të nxituara dhe disa individë u dëmtuan padrejtësisht nga procesi.

Gabriele Cagliari ish-president i ENI, (Ente Nazionale Idrocarburi) dhe Sergio Moroni (deputet socialist) u vetëvranë nga presioni i hetimeve. Ky skandal çoi në hetimin e njohur si "Mani Pulite" (Duart e Pastra), i cili u drejtua nga një grup prokurorësh në Milano.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po hetohet nga SPAK për akuzën e korrupsionit pasiv në 9 raste dhe pastrim parash nën masën e sigurisë 'arrest në burg' prej 12 shkurtit 2025.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Popo: 27/02/2025 22:49

    Ca hipokrizie erdhen keta per gjino fikun aman se na happez barkub me keta dhe me ketoo lajme cne vin keta kush i pagusr apo ju dhims lali

    Përgjigju
  • noca: 27/02/2025 21:46

    she jan icta arrlekina, she jan icta aktora portokalliet italjane mor?

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 27/02/2025 21:25

    Fredi Belerin e takuan ne qeli auroritetwt me te larta greke pse i lejuat apo nuk ja u mbajti kur Greqia ju tha se rruga juaj per ne BE kalon nga Fredi Beleri, kurse per Erion Veliajn beni si te forte.

    Përgjigju
  • Nardi: 27/02/2025 21:24

    Mafia Kalabreze ka ardhur ti mbyll gojen Lejuesit te pastrimit me tonelata te parave te pista

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?