Dy familje në Maminas hyjnë në shtëpitë e rindërtuara, Ahmetaj batuta me familjarët: E kam porosi nga Rama t’ua bëja dhuratë sot (VIDEO)

25 Dhjetor 2020, 17:06| Përditesimi: 25 Dhjetor 2020, 18:25

  • Share

Dy familje në Maminas kanë marrë ditën e sotme çelësat e shtëpisë së re, pasi iu prish nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Çelësat iu dorëzuan nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, i cili me batuta iu ëhstë drejtuar familjarëve duke u thënë se “E kam porosi nga kryeministri, t’ua bëja dhuratë sot. Sot ma la porosi që të vija t’u sillja çelësat”. 

Ahmetaj tha se qeveria ka bërë gjithçka që banorët e prekur nga tërmeti të kenë shtëpi të re, duke shtuar se premtimi është mbajtur. Ai ishte i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana.

“E di që nuk e keni besuar se shteti do ua ndërtojë shtëpinë. Mirëpo, ne kemi përballuar edhe pandeminë, edhe tërmetin. Ta gëzoni shtëpinë dhe të jeni mirë. Gëzuar festat.”, tha Ahmetaj në njërën nga shtëpitë e rindërtuara.

 Në të gjithë bashkinë Shijak do të ndërtohen 567 banesa individuale ndërsa këtë javë miratuam edhe vendimin për 85 familje, që do të trajtohen me pagesë në dorë për rindërtimin e shtëpive të tyre, të cilat për arsye objektive nuk mund të rindërtohen aty ku u shembën.

 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Janos: 26/12/2020 15:24

    I keni bere shtepite si furriqe pulash,,mor maskarenj...robt ku ti kete edi rama me banden e tij hajdute,,nuk themi se eshte i mire saliu me kerricin e tij basha,,,ata jane me hajdute dhe kriminele se rama,,,shpresojme te hyjne forca te reja politike,,se keto te vjetrat e mbushen kupen....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?