Klubi i La Liga-s, Elche njoftoi shkarkimin e trajnerit Pablo Machin këtë të hënë pasi një sërë rezultatesh të dobëta i lanë ata në vendin e fundit në kampionat dhe 14 pikë larg zonës së mbijetesës.
Machin, ish-trajner i Sevillas dhe Espanyol largohet pas vetëm katër muajsh në krye të ekipit, pas humbjes 2-0 nga Real Sociedad të dielën.
“Elche dëshiron të falënderojë trajnerin për punën dhe angazhimin e tij gjatë kohës së kaluar”, thuhet në një deklaratë të klubit. Vetëm dy fitore në 26 javë janë shumë pak për Elche, që e ka thuajse të pamundur mbijetesën.
Komento