Dy gazetat franceze, “Le Journal” dhe “Le Petit Parisien” kanë botuar në faqet e para të tyre, të martën e 22 gushtit 1939, fotografinë e mbretit Zog gjatë vizitës së tij te monumenti i Ushtarit të Panjohur në Paris.
Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë ato për publikun shqiptar :
Ja çfarë shkruante Le Journal:
“Mbreti Zog vendosi një kurorë me lule te monumenti i Ushtarit të Panjohur".
"Ish-mbreti Zog i Shqipërisë, i cili aktualisht jeton në Versajë, erdhi dje në Paris për t’u përkulur në shenjë nderimi para varrit të Ushtarit të Panjohur. Në foto mbreti Zog duke nënshkruar Librin e Artë të Harkut të Triumfit", shkruante Le Journal.
Vizita e Zogut e pasqyruar nga Le Journal
Le Petit Parisien:
“Mbreti Zog i Shqipërisë te Ushtari panjohur – Foto P.P.”
Vizita e Zogut e pasqyruar nga gazeta Le Petit Parisien
/marrë nga darsiani.com/