Dy godina të reja publike te lagjja '5 Maji'! Rama: Pritet që edhe 70 familje të prekura nga tërmeti të strehohen së shpejti

3 Nëntor 2023, 10:47| Përditesimi: 3 Nëntor 2023, 11:35

  • Share

Në Tiranë në lagjen ‘5 Maji’ por ndërtohen  dy godina  institucionesh publike dhe kulturore, për ta kthyer këtë zonë në një qendër të re policentrike të kryeqytetit.

Kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale, teksa ndau disa foto shkruan se edhe 70 familje të reja do të strehohen së shpejti në lagjen e re “5 Maji”.

‘Edhe 70 familje të reja do të strehon së shpejti në lagjen e re “5 Maji”; aty ku edhe 2 godina të reja të institucioneve shtetërore do të zhvendosen me zyra.’- shkruan Rama.

Lagjja e re “5 Maji” në Tiranë është projektuar nga arkitekti i njohur italian Stefano Boeri.

Ajo po ndërtohet nga themelet për 11 mijë banorë, dhe synon të kthehet në një qendër të re policentrike të Tiranës, me një qasje të re të zhvillimit urban, ekonomik e social, me infrastrukturë moderne dhe akses të garantuar në shërbime cilësore publike e private, nga shkollat e kopshtet tek njësitë tregtare, me parqe e mjedise sportive, si edhe institucione shtetërore.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?