Dramë, spektakël dhe ndeshje për ata që i përballojnë emocionet e forta. Në "Olimpico" Roma fitoi 2-1 me përmbysje kundër Lecces për javën e 11-të në Serie A. Sfida do vendosej vetëm në shtesë, me djemtë e Mourinhos që bënë përmbysjen e madhe. Sfida nisi mirë për Romën, që humbi një penallti me Lukakun në minutën e pestë. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, për t'i lënë vendin një fraksioni të dytë të zjarrtë. Ishin puliezët që morën avantazhin me Almqvist në minutën e 72, duke shokuar vendasit. Kur u mendua se Roma do merre humbjen e pestë këtë sezon, Azmoun barazoi me kokë. Iraniani i datëlindjes 1995 shfrytëzoi bukur një asist të Zaleuskit dhe në 90+1 vendosi ekuilibrat për 1-1. Goli i dha besimin e duhur Romës, që shtoi presionin në sulm. Në 90+4 ishte Lukaku që përfitoi nga pasimi i Dybalas dhe me të majtë ndali sferën në rrjetën e Falcone për rezultatin final 2-1. Me 17 pikë Roma mban vendin e tetë, ndërsa Lecce me 13 pikë pozitën e 11-të.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Juventusi mund 0-1 Fioren dhe ndjek Interin në krye të Serie A, Roma përmbys Leccen! Monza mund Veronën dhe sheh nga Evropa
S.Dh/ReportTv.al