Kombëtarja shqiptare e futbollit U-19 fitoi me rezultatin 0-2 kundër Maltës, në ndeshjen e parë miqësore të planifikuar për këtë muaj. Golat për djemtë e Armando Cungut u shënuan nga Gent Elezaj dhe Ardit Nuredini, teksa në këtë duel u aktivizuan të gjithë futbollistët e grumbulluar.
Ka qenë minuta e 12-të e ndeshjes kur Elezaj me një veprim të bukur në zonë ka mposhtur portierin vendas. Edhe pjesa e dytë ka qenë nën kontrollin e kuqezinjve, teksa goli i dytë erdhi në minutën e 81-të nga Nuredini me një goditje fantastike nga jashtë zone.
Miqësorja e dytë kundër Maltës është planifikuar të zhvillohet pas tre ditësh në 11:00. Shqipëria e nisi ndeshjen me këtë formacion: Tomas Kiri (GK), Lindon Ajeti, Elton Fikaj, Ervin Bashi, Ardit Nuredini, Arlind Kurti (C), Erald Krasniqi, Gent Elezaj, Smail Kadrijaj, Lorent Talla, Skerdi Xhixho.