Klement Çala dhe Admir Murataj
Për kapjen e Klement Çalës policia kishte vënë 10 mijë euro shpërblim për këdo që jepte informacion për kapjen e tij. 32-vjeçari nga Elbasani ishte në këkrim për grabitjen e ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit më 9 prill 2019, ku u morën 4.6 milionë euro. Me të njëjtin grup, përfshirë edhe Admir Muratajn që mbeti i vrarë nga policia pas grabitjes së parave të bankës së nivelit të dytë teksa futeshin në barkun e avionit, Klement Çala ka bërë edhe grabitjen në vitin 2017 në rrugën Qafë-Kashar. Blindave që transportonin drejt Rinasit paratë e bankës, iu bë pritë nga një grup i armatosur në muajin shkurt ku u grabitën 2.7 milionë dollarë.
Lidhja e Muratajt me Klement Çalën është më e hershme. Ai ka qenë i akuzuar nga Greqia për grabitjen e 1 milionë eurove bashkë me Admir Muratajn të Bankës Kombëtare Greke në qendër të qytetit të Larisës dhe ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2013.
Çala është ndër pjesëtarët e grupit të Ilir Kupës që u arratisën nga burgu i Trikallës në Greqi më 22 mars 2013 dhe së bashku me Admir Muratajn u fshehën në Shqipëri. Çala ishte identifikuar si autor i plagosjes së një efektivi të policisë greke dhe vrasjes së një qytetareje të pafajshme gjatë shkëmbimit të zjarrit me trupat e policisë.
Për grabitjen e 4.6 milionë në pistën e aeroportit në qeli ndodhen7 persona, i cilësuari si daja nga Kosova Ragio Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Veseli, Saimir Cela, Alkond Bengasi dhe Hasan Kanaci ndërsa i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë ditën e ngjarjes mbeti organizatori i grabitjes Admir Murataj. Në mbetet tashmë bashkëpunëtori i vëllezërve Çala, Talo Cela.
Lajmi kryesor:
Arrestohen në gjumë në një vilë luksoze në Qerret vëllezërit e shumëkërkuar për grabitjet në Rinas (VIDEO-EKSKLUZIVE)
G.M.//ReportTv.al