Dy helikopterë amerikanë BlackHawk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura në fund të janarit

3 Janar, 12:05| Përditesimi: 3 Janar, 13:06

  • Share

Dy helikopterë amerikanë Black Hawk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura në fund të muajit janar.

Kështu bën më dije Ministria e Mbrojtjes, e cila nënvizon se ky është ‘një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm që do të na japë fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri.’

Teksa ka vlerësuar bashkëpunimin me partnerin strategjik SHBA, Ministria e Mbrojtjes shton se kjo është një shenjë që vendi po investon në forcën dhe sigurinë e tij.

‘Ky lajm i shumëpritur në këtë fillimvit, në bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë strategjik SHBA është një shenjë e qartë se vendi ynë po investon në forcën dhe sigurinë e tij, duke e bërë Shqipërinë një vend më të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme.’- njofton ministria e Mbrojtjes.

Helikopteri me shumë funksione BLACK HAWK shërben me ushtrinë amerikane dhe Forcat e Armatosura të 34 vendeve të tjera në mbarë botën.

Gjatë 40 viteve të fundit, është përdorur brenda dhe jashtë zonave të panumërta luftarake për të ofruar dhe nxjerrë trupa, për të shpëtuar jetë si një platformë MEDEVAC (transportim në kohë i të plagpsurve dhe personelit mjekësor) ose për evakuimin e viktimave, për të ofruar furnizime kritike për trupat, për të ofruar furnizime emergjente gjatë fatkeqësive natyrore dhe të kryejë misione si zjarrfikës ajror dhe patrullues kufitar.

Më shumë se 4000 avionë BLACK HAWK të të gjitha llojeve janë në shërbim sot në mbarë botën. Ushtria e SHBA është operatori më i madh me 2,135 avionë të caktuar H-60. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • koli: 04/01/2024 10:25

    As shtet uk mund te quhemi. Turp!

    Përgjigju
  • taku: 03/01/2024 14:56

    akoma me keto lajme...thjesht tregojme sa te vegjel jemi si shtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?