Andre Onana do të zbresë në fushë dy herë brenda 24 orëve dhe do të mbrojë portën e Manchester United dhe të Kamerunit në Kupën e Afrikës.
“Djajtë e Kuq” dhe Federata afrikane kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe portieri do aktivizohet rregullisht nga tekniku Eric ten Hag në datën 14 janar në ndeshjen e Premier League kundër Tottenham dhe më datën 15 do jetë sërish në fushë për të mbrojtur portën e Kamerunit në debutimin e tyre në Kupën e Afrikës përballë Guinesë.
Onana u bind të rikthehej në organikën e kombëtares pas një largimi dhe sherri me trajnerin, teksa United nuk u bë pengesë për ta lejuar gardianin të luajë rregullisht në Kupën e Afrikës.
Si klubi anglez ashtu edhe Federata e Kamerunit gjetën një zgjidhje dhe kështu, mes datës 14 dhe 15 janar, Onana do të zbresë në fushë dy herë brenda 24 orëve për të mbrojtur portën e Manchester United dhe kombëtares së tij, Kamerunit.