Dy humbje jete dhe 111 të infektuar janë regjistruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Të shtruar në spitalin COVID janë 64 pacientë, ndërsa në gjendje të rëndë janë prej tyre 9.
Numri më i lartë i infektimeve është konstatuar në kryeqytet, teksa pasohet nga Saranda, Fieri dhe Gjirokastra.
50 qytetarë në Tiranë, 7 në Sarandë, 6 në Fier, 5 në Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Gramsh, Delvinë, Vlorë, nga 3 qytetarë në Mirditë, Durrës, Berat, Prrenjas, nga 2 qytetarë në Elbasan, Rrogozhinë, Kukës, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Has, Lezhë, Lushnje, Mallakastër, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Skrapar, Poliçan.
Aktualisht janë 2896 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 372 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,067 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (26 Shkurt 2022)
- Raste të reja ditore 111
- Të shëruar në 24 orë 372
- Të shtruar në spitale 64
- Humbje jete në 24 orë 2
- Testime ditore 1875
- Testime totale 1,740,804
- Raste pozitive 271,425
- Raste të shëruara 265,067
- Raste Aktive 2896
- Humbje jete 3,462
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 873
- Fier 396
- Elbasan 333
- Lezhë 239
- Vlorë 227
- Berat 211
- Kukës 142
- Durrës 142
- Gjirokastër 142
- Shkodër 115
- Korçë 61
- Dibër 15
Komente
