Trajneri Cuper

Dy humbje në grup, Egjipti shkarkon trajnerin Cuper

20 Qershor 2018, 12:02| Përditesimi: 20 Qershor 2018, 12:07

  • Share

Trajneri i Egjiptit, Hector Cuper, do të largohet nga kombëtarja afrikane, pas fundit të kampionatit botëror. Lajmin e kanë bërë të ditur gazetarët egjiptianë të akredituar në Rusi.

Federata Egjiptiane e Futbollit ka vendosur të mos e rinovojë bashkëpunimin me teknikun argjentinas, pas zhgënjimit në “Rusi 2018”, ku humbjet ndaj Uruguajit dhe Egjiptit kanë sjellë eliminimin, pavarësisht nga rezultati i ndeshjes së fundit kundër Arabisë Saudite.

Pikërisht ndeshja ndaj arabëve do të jetë e fundit për Cuper si “timonier” i Salah dhe shokëve të tij.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?