Shqipëria U21

Sport

Dy humbje në tre ditë, Shqipëria U-21 mposhtet 2-1 në Zvicër

8 Shtator, 21:33| Përditesimi: 8 Shtator, 21:34

  • Share

Dy ditë pas humbjes në Elbasan nga moshatarët e Gjermanisë, Shpresat e Alban Bushit u mposhtën sërish sot, 2-1 nga Zvicra në udhëtim. Golin e Shqipërisë e realizoi Aidon Shehu.

Zvicra gjeti golin në minutën e 27’ pas një gabimi në mbrojtje. Liam Chipperfield i dha avantazhin helvetëve.

Shqipëria i shkoi shumë pranë barazimit në minutën e 38’ me Elton Fikajn, por goditja e mbrojtësit u ndal nga traversa. Pjesa e parë u mbyll 1-0.

Fraksioni i dytë nisi me dy ndryshime për Shqipërinë. Trajneri Bushi aktivizoi Rashicën dhe Përndrecën, ndërsa nga loja dolën Gudjufi dhe Osmani.

Kuqezinjtë dominuan lojën në pjesën e dytë dhe në minutën e 65’ barazuan rezultatin me Aidon Shehun, i cili realizoi një gol spektakolar me një goditje fantastike nga jashtë zone.

Zvicra mori sërish avantazhin në minutën e 81’ me Dircssi Ngonzo.

Djemtë kuqezi i shkuan shumë pranë në minutën e 90’, por goditja e Përndrecës kaloi ngjitur me shtyllën.

Ndeshja në fund u mbyll me fitoren e Zvicrës U-21 me rezultatin 2-1.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të pasigurt ndiheni?