Kuvendi i PS dhe PD

Opinion

Dy imazhe kongresesh, dy mentalitete

20 Korrik 2021, 13:04| Përditesimi: 20 Korrik 2021, 11:08

  • Share

Dy të mëdhejtë e zhvilluan nga një kongres pas zgjedhor. Së pari PS dhe një muaj më pas PD e Bashës. Porse nga të dyja këto kuvende dhe për gjithçka u tha në to mund të konfondohesh kollaj aq sa bëhet e paqartë se kush i ka fituar zgjedhjet e 25 prillit. Duke vërejtur fjalimet e kongresit të fundjavës së PD, ndërsa dëgjoje Bashën të shprehej se “zgjedhjet u fituan nga PD”, apo Bardhin se “ Elbasani votoi për PD”, e kështu më rradhë çdo drejtues rajonal se për çdo qark PD kish bërë namin në vota, të krijohej përshtypja se ky ishte një kuvend festiv dhe ku po celebrohej fitorja e thellë ndaj kundërshtarit të rrezikshëm të PS. Aq e thekshme dhe e pa të metë ish kjo fitore sa mund të kishe luksin të merreshe dhe me LSI, ashtu siç bëri Spaho ndërsa e kritikoi aletatin e tyre për rezultat të dobët në Korçë.

E gjitha kjo binte ndesh me atë që përcolllli në imazh Kongresi i PS përpara një muaji. Ovacionet ishin të përmbajtuara, iu shtri dora opozitës thua se në rezultat pas zgjedhor maxhoranca varej nga vullneti i Bashës, dhe së fundmi iu hap krahu drejtësisë për të bërë punën e saj ndaj çdo të korruptuari apo abuzuesi me pushtetin, qoftë ky edhe socialist për të cilin nuk do të kish mbështetje politike. Gjithçka ish e përmbajtur, që nga ovacionet mburrëse dhe sfiduese, për t’u zëvendësuar me peshën e përgjegjësisë të një mandati krejt të ndryshëm. Nga gjithë ky krahasim që përcollën organet më të larta drejtuese të dy partive kryesore në vend, rezulton diçka që bien në sy qartësisht, që në politikën shqiptare tashmë evidentohen dy mentalitete dukshëm të ndryshme e pa kohezion me njëra tjetrën. Të paktën deri për tani, fatkeqësisht. Një qasje më moderne dhe që mesa duket kjo e evidenton më mirë në sytë e elektoratit për sa herë ka betejë zgjdhore, dhe një tjetër që mbetet e mykur si vjetërsirë dhe që natyrisht nuk mund të përcjellë besim tek qytetari sa herë bëhen betejat elektorale. Ndaj, me këtë koncepst arkaik për të mos parë tek vetja për t’u vetërregulluar por që çdo dështim është për faj të kundërshtarit, vështirë të presësh një ndryshim për mirë. Një ndryshim së pari për vetë PD, dhe së dyti për vendin dhe kontributin që mund të japë ajo në kushtet e një bashkupunimi të një opozite moderne.

Gjithçka ishte brohoritëse në Kuvendin e PD, që nga hyrja Berishës dhe ovacionet për të, deri te optimizmi që përconte Basha për të ardhmen. Optimizëm që mbetet i pashuar nga humbja në humbje. Optimizëm, që tashmë me statut, u hoqën reminishencat e fundit se mund të ikte nga detyra e kryetarit nëse humb sërish zgjedhjet. Mesa duket këtë skenë do e shohim sërish pas 4 vjetësh. Nëse asgjë nuk ndryshon.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?