TIRANË- Seanca plenare e ditës së sotme është shoqëruar me përplasje të forta mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi akuzoi ministrit e Brendshëm, Sandër Lleshaj për rritjen e kriminalitetit në vend, duke shtuar se kryeministri Edi Rama po e përdor dhe se sipas tij ai mund të ketë fatin e ish-ministrit Saimir Tahiri.
Në përgjigje, ministri Lleshaj, e sfidoi Maliqin të tregojë pse u largua nga rradhët e policisë. Duke e ironizuar Maliqin, Lleshaj shtoi se ndjen keqardhje që policisë i ka humbur një ekspert si ai. Nga ana tjetër u ndal duke dhënë shifra konkrete mbi kriminalitetin në vend. Këtu shtoi se shtoi se niveli i goditjes dhe zbulueshmërisë së ngjarjeve kriminale është rritur në mënyrë të ndjeshme, ku ndërsa citoi raporte ndërkombëtare ai tha 75% e qytetarët sot mendojnë se ndihen të sigurtë dhe se niveli i sigurisë në vend është më i miri që kemi pasur në dekada, ndonëse ende larg pritshmërive tona.
Kurse Maliqi tha se ka hequr dorë nga policia e shtetit dy herë, herën e fundit se është futur në politikë. Këtu nuk kanë munguar as akuzat ndaj ministrit të cilit i tha se u ka dhënë vëllezërve 3 reparte ushtarake. Deklarata të forta ka bërë dhe deputeti Ralf Gjoni i cili pasi kërkoi qeveri teknike, në replikë me Spiropalin i tha që të shkarkojnë presidentin dhe ta zëvendësojnë me një grua socialiste, por kërkoi që të japë dorëheqjen edhe kryeministri Edi Rama dhe në vend të tij të jetë ajo.
Gjatë seancës nuk kaluan pa u vënë re edhe deklaratat e Spiropalit, e cila tha se presidenti Ilir Meta dhe zëdhënësit e tij përdorin gjuhë urrejtje por që s'e heshtin dot atë. Në fund të seancës janë miratuar 6 projektligje, një prej tyre heqja e tatim fitim për biznesin, me xhiro nga 0-14 mln lekë dhe heqja e TVSH për biznese me xhiro nga 0-10 mln lekë (deri tani pragu i tvsh ishte 2 mln).
Nga viti 2021 biznesi me xhiro nga 0-14 milionë lekë nuk do të paguaj më tatimin mbi fitimin. Kuvendi ka miratuar projektligjin e radhës për përjashtimin e biznesit me xhiro nga 5-8 milionë lekë nga tatimi i thjeshtuar mbi fitimin që paguhet pranë pushtetit vendor. Ndërsa në korrik u miratua edhe zerimi për kategorinë tjeter nga 8-14 milionë lekë.
“Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin, për tatimpaguesit me këtë qarkullim vjetor nga 0 (zero) deri në 5 milionë lekë, është 0 (zero) lekë në vit. Nga kjo lehtësi fiskale do të përfitojnë rreth 5 mijë e 311 biznese, të cilat janë biznese të vogla”, u shpreh ministrja e Financave Anila Denaj.
Seanca plenare nuk ka kaluar pa akuza, pasi një pjesë e deputetëve të opozitës, e kanë cilësuar propagandë parazgjedhore këtë vendim.
“Kemi mësuar që edhe ato premtime që bëhen për fushatë elektorale mbeten. Pra në fund të fundit nëse biznesit sot i ulen taksa dhe tatime dhe i lehtësohen kostot e bizneseve mirose të vij”, tha Edlira Hyseni.
“Thuhet në projektligj që arsyeja është COVID-19, kjo do të thotë se pas një gjendje sigurie pas COVID, qeveria mund të vendosi sërish tatimin e thjeshtuar. Pra kemi të bëjmë me një truk elektoral të qeverisë dhe jo sjellje të re ndaj biznesit”, pohoi Artur Roshi.
“Kjo nuk është masë për të mbështetur biznesin, këto janë minimasa në nivel mikro që po ndërmerrni para fushatës zgjedhore”, tha Ralf Gjoni.
“Të tilla nisma shpresoj të ketë gjithmonë Shqipëria dhe ti mbështesim të gjithë bashkë”, deklaroi Halit Valteri.
“Fillojë propaganda juaj e mashtrimit elektoral ne nuk punojmë për zgjedhjet nuk punojmë për të mbledhur vota punojmë për popullin. Po si do e gënjeni ju popullin kur nga sytë këmbët po e syrgjiosni”, tha Fationa Dhimitri.
“Është një farë mase që të gjitha qeveritë në tridhjetë vite post komunizëm janë përpjekur ta kryejnë në gjashtëmuajshin e fundit të mandatit me amnisti, në prag zgjedhjesh”, deklaroi Myslim Murrizi.
Vendimi për heqjen e tatim fitimit dhe të TVSH me xhiro nga 0-10 milionë lekë do të përfitojnë 91% e bizneseve në vend. Janë 46 mijë biznese për 9 vite nuk do të paguajnë TVSH duke filluar nga janari dhe pa tatim fitim 111 mijë biznese të vogla. Nga këto përjashtime buxhetit të shtetit do ti mungojnë 40 milionë dollar në vit./Përgatiti Eliza Gjediku
Në përfundim të Kuvendit janë miratuar 6 projektligje.
Është miratuar projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” të ndryshuar”” me 92 pro, 10 kundër dhe 6 abstenim.
Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” me 90 vota pro, 10 kundër dhe 6 abstenim.
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10221, datë 04.02.2010, “Për mbrojtjen nga diskriminimi" me 95 vota pro, 6 kundër dhe 5 abstenim
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” të ndryshuar”” me 100 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenim.
Projektligji “Për metrologjinë” me 89 vota pro, 13 kundër dhe 6 abstenim.
Projektligji “Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese, turistike e të kënaqësisë, me motor me fuqi mbi 30 kv ose 40.8 kf dhe tonazh nën 150 GT” me 84 vota pro, 14 kundër dhe 10 anstenim.
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku teksa ka folur në Kuvend për projektligjin për regjistrimin e mjeteve lundruese, ka deklaruar se me këtë ligj do kemi reduktim të burokracive.
"Projektligji për regjistrimin, mënyrën e kontrollimit të mjeteve lundruese me motor mbi 30 kv dhe Tonazh 150 GT është një nga projektligjet më të rëndësishme që do të kalojmë gjatë këtij legjislacioni sepse ka të bëjë me turizmin. Ky projekligj vjen si përgjigje ndaj ankesave të pronarëve të këtyre mjeteve.
Republika e Shqipërisë aderon në konventën për trafikun e mjeteve detare. Me ndryshimet në ligj do të jepen me anë të një sistemi elektronik i cili do të bëhet funskional 1 vit pas hyrjes në fuqi. Sistemi do të lehtësojë procedurat e lejeve dhe raportimeve të mjeteve lundruese. Me këtë ligj do kemi reduktim të burokracive për mjetet lundurese. Shqipëria do të kthehet në hotspot për turizmin në ballkan. Aeroporti i Vlorës do të nxisë turizmin.
Shqipëria ka pasuri ujore të shumta dhe të mrekullueshme. Ftoj deputetët të miratojnë këtë ligj në lidhje me regjistrimin dhe lundrimin e mjeteve, për të mos i privuar turistët elitarë nga dëshira për tu kthyer sa më shpejt në Shqipëri", tha Balluku.
Edhe ministri i Turizmit Blendi Klosi teksa ka folur në Kuvend për projektligjin për regjistrimin e mjeteve lundruese tha se do ky do të sjellë modernizim e sistemit të fushës.
"Ky ligj hap disa pika të tjera. Duke filluar nga kodi detar. Duam ta shfrytëzojmë sa më shumë detin me këtë ligj të ri. Ligji na tregoi se sa mbrapa jemi me modernizimin e fushës.
Kemi fare pak njohje me të njëjtin sistem në bvende të BE. Ka nevojë të ngremë një indistri që bazohet në kode të BE. Ligji do jetë një zgjidhje e problematikave të detit në vendin tonë. Këto projektligje dhe lehtësira që sjell. E kemi parë indistrinë nga pikëpamja e krimit dhe e fenomeve që janë për tu luftuar. Ne duhet ta shndërrojmë detin në një pasuri të madhe", shtoi Klosi.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu teksa ka komentuar vendimin pë mbajtjen e maskave në çdo ambient jashtë shtëpisë, ka "thumbuar" edhe kryedemokratin Lulzim Basha, për lapsuset.
“Vendosja e maskave jashtë shtëpisë është një hap drejt reduktimit të infeksioneve të virusit. Maska, higjiena dhe distanca janë tre masa për të fituar betejën, që nuk do të jetë e lehtë. Kush nuk do të shohë qartë, mund ta përdorë këtë situatë për të bërë politikë. Edhe ata jashtë këtij parlamenti vijojnë flasin për plane të llogaritura keq me lapsa dhe lapsuse apo edhe me pika e pa pika. Unë besoj se situate është serioze një virus që kërcënon jetën.
Duhet të jemi bashkë, ta shohim me racionalitet situatën. Kjo nuk është një luftë e qeverisë, por e të gjithë qytetarëve shqiptarë, të cilët duhet të vijojnë zbatimin e këtyre rregullave, që do të shmangim të gjithë ato pasoja që mund të kishte një mbyllje. Shpresoj fort që maska të vijojë të zbatohet edhe në ditët e ardhshme, pasi ne do të shohim se si do ta menaxhojmë”, deklaroi Manastirliu.
Deputeti Ralf Gjoni i është përgjigjur ministres Elisa Spiropali pasi kjo e fundit foli për sulmet diskriminuese duke përmendur ato të presidentit Ilir Meta.
Në fjalën e tij Gjoni me ironi iu drejtua duke i thënë që të shkarkojnë presidentin dhe ta zëvendësojnë me një grua socialiste, sakaq i kërkoi që të japë dorëheqjen kryeministri Edi Rama dhe në vend të tij të jetë Spiropali.
"E kam të pamundur të reagoj nëse këtu thuhen të pavërteta. Nuk është replikë. Shkarkojeni presidentin, zëvendësojeni me një grua socialiste. Iu ftoj ti bashkoheni thirrjes time ti kërkoni dhe Ramës që është me gjuhën më fyese, të japë dorëheqje para zgjedhjeve dhe unë jam dakort që ju Spiropali të jeni kryeministrja e rradhës dhe jo të talleni ta bëni këtë një debat mes jush dhe presidentit. A keni gjë për të thënë kur Rama është tallur me deputetët në parlament. Skeni folur asnjëherë kur ai është tallur. Do doja shumë që të njëjtin zjarr dhe pasion ta përdorni sa herë që Edi Rama tallet me ne këtu në parlament siç bëri dhe me ndryshimet në kodin e ri. Diskrimini, jam dakort të ketë ligje përfshirë edhe kryeministrin", tha Gjoni.
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur për ndryshimet dhe shtesa në ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi duke marrë shembullin e saj me presidentin Ilir Meta dhe sulmet që janë bërë ndaj saj kohët e fundit.
"Detyrim që na lind edhe me partnerët tanë. Sjell nevojë për ndryshime në këtë ligj. Siç shkruante, nazistët dhe fashistët nuk i vranë me armë dhe me thika hebrenjtë, por me gjuhën e urrejtjes. Më pas gjuha e urrejtjes dhe urrejta bëri eliminimin fizik. Gjuha mund të duket e largët, por parimet janë njësoj. Duke iu përmbajtur parimimit, ka dhe një kontradiktë në institucionet më të larta të shtetit për diskriminimin gjinor apo grupeve vulnerabël.
Një gjuhë ndaj diskriminimit gjinor, e gjen nga Presidenti i Shtetit. Unë jam një ministre, grua, nënë që jam përballur me atë që luan rolin e institucionit të Presidentit. Jo vetëm zëdhënësi, grupi afër tij apo partia që ka degraduar, por vetë Presidenti përdor gjuhë urrejtje. Nuk është puna për mua, dhe di të mbrohem, nuk më heshtin dhe intimidojnë. Është puna e shembullit që jep Presidenti për gratë, vajzat dhe qytetarët që duan të kenë institucione të rregullta, që mos përdorin gjuhë misogjene, seksiste diskriminuese. Si ka mundësi të bjerë në nivele të tilla jo vetëm komunikimi i Presidentit, por institucionit, jo vetëm Ilir Metës por edhe zëdhënësve.
Në ’99 jam larguar nga Shqipëria kur Ilir Meta dhe kryetarja e LSI vidhnin votat në FRESSH dhe PS, unë jam larguar me bursë të plotë nga Shqipëria, dhe jo me paratë e babait në Londër. Duhet theksuar, se s’mund të guxojë një njeri që ka marrë peng në gjithë vendi jo vetëm Presidencën. Të lexojë konventat, bashkë me ata që kanë dalë mendsh. E kanë nga dëshmërimi. Ne do luftojmë, po luftojmë dhe do luftojmë për një Shqipëri europiane, reformën në drejtësi, që qytetarët të kenë të drejta të barabarta. Do luftojmë për trashëgiminë kulturore dhe historike. Nuk na mposhtin dot. Qytetarët që na votojnë s’janë mesjetarë. Jo vetëm gratë e qeverisë që i quajnë kukulla rëndom, pasi kemi kaluar 25 ligje të paktën për barazi gjinore, jo duke bërë fjalë por punë. Kjo është arritja jonë e mazhorancës dhe s’mund ta zhbëjnë ata, dhe në 25 prill do e marrin përgjigjen për gjuhën e tyre", tha Spiropali.
Deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni në Kuvend komentoi vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyruar të maskave.
Ai tha se e ka respektuar këtë masë gjatë gjithë pandemisë por sërish u infektuar me koronavirus.
"Unë nuk bie dakord me atë që tha deputetja Hyseni mbi domosdoshmërinë e mbajtjes së maskës. Unë për vete e kam mbajtur që prej fillimit të pandemisë por prapë më zuri COVID-i në verë" - tha Gjoni.
Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, deputeti Ralf Gjoni ka qenë i ashpër me deklarata. Ai ka komentuar përplasjet e fundit mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Ilir Meta.
Gjoni i bën thirrje të dyve që të japin dorëheqjen nga politika dhe të lënë hapësirë që Shqipëria të shkojë në zgjedhje me qeveri teknike.
"Ajo që më shqetëson është që Edi Rama nuk ka asnjë plan për të menaxhuar krizën e COVID-it, krizën shëndetësore, për t'i bërë ballë krizën sociale që po vjen në 2021. Nuk jam dakord me Hysenin që thotë se maska duhej mbajtur. Rama merr vendime pa konsultuar me asnjë ekip mjekësor. Ky është i paparë ndërron mendje me hënë. Duhet të kuptoni se çfarë situate do të përballeni. Ai di të pikturojë fabula oimagjinare më mirë se Ilir Meta dhe Sali Berisha i cili ka ditëlindjen. Rama e di shumë mirë aftësinë e tij të piktorit. Në momentet që ështeti i ka arkat bosh dhe populli është në gjendje të keq Rama hap sherr me Ilir Metën. Kam dy fjalë, Edi dhe Ilir na lodhët. Ka ardhur koha që të largoheni nga politika. Meta duhet dorëhiqet nga Presidenti. Rama të dorëhiqet përpara zgjedhjeve dhe të ëlërë që vendi të shkojë në qeveri teknike. Ministre bëni mirë që hiqni taksat për bizneset e vogla por nuk do ta mbloni katrahurën që po përgatitet në kurriz të këtij vendi" - tha Gjoni.
Deputeti Lefter Maliqi i është përgjigjur "dhëmbë për dhëmbë" ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili i kërkoi në Kuvend të tregojë arsyen se pse ai është larguar nga policia e shtetit.
Maliqi teksa ia ka treguar sipas tij arsyet e largimit nga policia, ka treguar se është kërcënuar në Rrëshen nga Agim Pepa të cilin më pas e ka arrestuar. Sakaq ka akuzuar Lleshajn se u dhënë vëllezërve 3 reparte ushtarake.
"Një me syze nuk e mposht atë që i ka sytë pishë si shqiponjë. Jam larguar nga policia e krimit dy herë pasi kam zëvendësuar një drejtor që ishte i lidhur me krimin dhe u dënua me 7 vite herën e dytë jam larguar sepse i jam futur politikës. Rrini mirë rrini urtë, ju ka prishur karrigia. U ke dhënë vëllezërve 3 reparte ushtarake në Marikaj, apo në Lalëz. S'po merrem me të tuat.
Jam kërcënuar në Mirditë nga Agim Pepa dhe e arrestova. Uroj të mos kesh fatin e Sajmir Tahirit i cili të paktën është socialist", tha Maliqi.
Ka vijuar përplasja mes ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe deputetit Lefter Maliqi, në Kuvend. Lleshaj i ka thënë Maliqit që uron të mos i dalin sheshit historitë e tij në Rrëshen përndryshe sipas tij nuk do dilte më në Kuvend. Sakaq e ka sfiduar të tregojë pse u largua nga policia.
"Je aq kreativ sa nuk kapesh dot. Nga makina te kanabisi, te Rrësheni. Se kuptoj pse kalove te Rrësheni sepse ti e di më mirë. Uroj që historitë e rrëshenit të mos bëhen asnjëherë publike ashtu siç i di unë sepse përndryshe do ta frenojnë daljen këtu.
Bëni një veting që tu thoni shqiptarëve se jeni larguar nga policia e shtetit, cila ka qenë arsyeja. Shifrat dhe treguesit objektiv janë ata që na bëjnë realë dhe të besueshëm. Shifrat sfidoi me shifra dhe jo me hartime", tha Lleshaj.
Fllusk sapuni, i ka quajtur deputeti opozitës së re, Lefter Maliqi deklaratat e Leshajt se "krimi është në nivelet më të mira në dekadë". Ai ka bërë akuza të rënda ndaj tij, duke e cilësuar si një ushtarak i denjë, por që po përdoret nga kryeministri Edi Rama.
"Fllusk sapuni, krimi është bërë njësh me politikën dhe drejtuesit e policisë, ju ka prishur makina luksoze dhe privilegjet dhe ju bën aq të mos ta keni mendjen, kur rroga juaj pa llogaritur dieta shkon 4 fish, ndërkohë që policët marrin 300-500 mijë lekë dhe as dietat nuk i marri. Me makinën tënde mund të ishin blerë shumë dron dhe nuk ishte nevoja që policët të shkonin në male. Kur ndodhi krimi në Malësinë e Madhe çuan 50 polic, 500 çuat te naftëtarët e Ballshit, 1000 të Teatrit. Ju vajtët me Ballën në Elbasan, na bëtë shoë, ditën tjetër vrasje. Keni mbushin policinë me militant, për ca e përdoni policinë, për të arrestuar të varfër. Po të përdor aq keq sa mos paç fatin e Tahiri", tha Maliqi.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nuk ia ka përtuar deputetit Lefter Maliqi, ku me ironi u shpreh se ndjen keqardhje që policisë i ka humbur një ekspert si ai. Më tej shtoi se niveli i goditjes dhe zbulueshmërisë së ngjarjeve kriminale është rritur në mënyrë të ndjeshme. Duke cituar raporte ndërkombëtare ai tha 75% e qytetarëve sot mendojnë se ndihen të sigurtë dhe se niveli i sigurisë në vend është më i miri që kemi pasur në dekada ndonëse larg pritshmërive tona.
"I nderuar zoti kryetar. Unë u përgatita me shkrim ndryshe nga zoti Maliqi që është kampion i ... Jam përgatitur për 20 minuta dhe koha qenka 10 do bëj shkurtim. Më vjen mirë që Maliqi u prezantua këtu. Në interpelancë kam marrë cështje dhe më duhet disa vjet ti trajtoj. Keqardhje që policisë së shtetit i ka humbur një ekspert si Maliqi.
Çështja e sigurisë në vend që ju i konsideroni të rënda. Shqipëria nuk përjeton një situtatë të rëndë krimi. Ka situatën më të mirë në historinë e saj. 126 të vrarë në një vit në 2012. 334 persona e kanë humbur jeten në 2012 kurse 247 në 2019. Me këto nuk dua të mohoj ngjarjet e rënda kriminale, por dua të ftoj atë që kanë sigurinë e vendit të mundohen cila është tendenca e kriminaliteti në Shqipëri. Është fakt që nuk mund të diskutohet se të gjithë treguesit negativë të sigurisë në vend janë në rënie.
Niveli i goditjes dhe zbulueshmërisë së ngjarjeve kriminale është rritur në mënyrë të ndjeshme. Shumë lëmshe të ngatërruara në vite të krimit po zbërthehen me ritëm inkurajues. Siguria përkufizohet edhe si munges ae frikës, qytetarët janë të sigurtë kur e ndiejnë veten të sigurtë dhe nuk kanë frikë. 75% e qytetarëve të Shqipërisë sot mendojnë se ndihen të siguritë, madje janë të sigurtë edhe kur udhëtojnë vetëm në fshatrat e Shqipërisë. Niveli i sigurisë në vend është më i mirë që kemi pasur në dekada ndonëse larg pritshmërive tona", tha ministri.
Ministri shtoi se 1105 pasuri kriminale janë referuar në GJKKO për tu sekuestruar dhe se 195 zyrtarë e 76 policë u proceduan këtë vit për kanabisin.
"1700 punonjës të rinj policie janë shtuar në harkun e 2 mandateve të qeverisë Rama. OFL i çili po punon me intensitet të lartë. Deri tani 1105 pasuri kriminale, 11 llogari bankare, janë referuar në prokurorinë e posaçme. 1105 pasuri kriminale janë referuar në GJKKO për tu sekuestruar.
219 pasuri kriminale janë sekuestruar me vendim të gjykatës së posaçme dhe mbi njëmijë presin rradhën e vendimarrjes. Në të gjitha këto raste bëhet fjalë për persona të dënuar më parë. Rezultatet të mëtejshme t ëprkeshme u arritën kundër krimit të organizuar, duke çuar në operacione të suksesshme të zbatimit të ligjit. Shqipëria nuk ka njollë të rrezikshme.
Do kërkoni më kot një model të ngjashëm në botë si ky i yni ku një mori mediash sociale jetojnë vetëm me kronikënne zezë. 300% më i lartë është niveli i krimeve në letoni. 200% më i lartë në lituani. Më i lartë është edhe për disa vende të BE. Atje kronika e zezë nuk zen vetëm ballinat. Krimi është një fenomen social dhe përballë tij kanë detyra të gjithë.
Po citoj një deklaratë të një partie politike: "2 të rinj u ekzekutuan në Malësinë e Madhe për shkak të trafikut të drogës. Edi Rama më 25 prill do lajë hakun". Kështu shprehej një zëdhënës i opozitës. Në rastin më të mirë përdorimi i krimit për fushatë elektorale, kuy është një gabim fatal i patolerueshëm. Nëse e kanë të pamundur të bëhen pjesë e përpjekjes së përbashkët për zgjidhje të poaktën të heshtin sepse ata që janë djegur njëherë smund të jenë alternativë. Kush është djegur njëherë smund të ndizet më.
Vit i sukseshëm kundër trafikimi të kanabisit në vendin tonë. Smund të flitet më për fenomen por vetëm për tentativa për kultivim. Tentativat për kultivim janë përqendruar në zona të thella. Kulitivimi i kanabisit ka marrë goditje të madhe.
Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka lejuar monitorim. Nuk është i vetmi vend ku prodhohet kanabis por jemi i vetmi vend që nuk fshehim asgjë. 195 zyrtarë u proceduan këtë vit për kanabisin. 58 masa ka dhënë për këtë nga përjashtimi nga rradhët e policisë deri te masa më të lehta. 76 punonjës policie janë proceduar për kultivim kanabisi në 2019, më pak në 2020", tha ai.
Seanca në Kuvend ka nisur me interpelancën e thirrur nga deputeti Lefter Maliqit dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ai i ka kërkuar llogari për vrasjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe, në javën e fundit, krimin në vend si edhe droga.
"Ngushëllime për shkak të paaftësisë së parandalimit të policisë në fushën e krimit, c'mund të na thoni për kriminalitetitn, ndërkohë që Cela po thotë se krimi ka pushtuar qytetin e Elbasanit, për vrasje makabër në Lushnje e Shkodër, për problemet e drogës, ku dy ditë më parë u kapën 1.2 ton drogë. Vrasjen që u bë në Malësinë e Madhe, por çmund të na thoni edhe për parcelat me drogë, kur s'kemi marrë asnjë masë po policët. Ç'mund të na thoni për Vettingun skandaloz në Polici, për veprimet e OFL-së dhe veprimet e tyre të famshëm apo për policinë shtetërore", tha Maliqi.
Opozita e re ka dalë kundër vendimit të qeverisë për mbajtjen e maskës me detyrim. Pas deputetit, Arlind Çaçani, edhe Lefter Maliqi refuzon të vërë maskën. "Nuk respektoj urdhrat që jepen për t'u vendosur gjobë qytetarëve", tha Maliqi.
Pavarësisht se ditën e sotme ka hyrë në fuqi vendimi për mbajtjen e detyruar të maskave, kjo duket se nuk e ka ndërgjegjësuar deputetin e opozitës parlamentare Arlind Çaçani.
Përpara fillimit të seancës parlamentare këtë të enjte, ai ecën në rrugë pa mbajtur maskë.
ky maliqi popull kot, po dhe ky lleshi isoj si maliqi osht. Krimi thote ne nivelet me te ulta ne dekada??!!!! O klluf minister, po ti lexon statistikat apo hecen me ment e nai fallxhoreje. Flasim per krimin jo per veprat ordinere o buf
PërgjigjuMALIQ KSKA KAPTERR KA DAL E PO BËN POLITIK KY IDJOT HIPOLIT. O E MJERA SHQIPRI SE ÇFSR TMERRI KUR KAPTERRI BO BOLITIK.
PërgjigjuMaliq nuk te uroj te kapi covid 19 ,por po te zuri mos te kerkosh ndihme ne spital.Karshillek me kete virus mos bej dhe po te kapi policia, qe nuk mban maske 10 fishin gjobe ,se paguesh me taksat tona or toc specialist polocie me fame boterore
Përgjigjupse ben gam gam kot eshte fare e thjeshte beni firmat , kerkoni vot besim dhe rrezojeni.Kaq ai si ka votat ju po e mbani ne qeveri
PërgjigjuBravo, keta jane servilat e Rames...
Nje njeri,aq me shume nje politikan,nje deputet qe duhet te jete shembull ne zbatimin e ligjit,i pelqen ose jo,A MUND TE JETE AR I LINDUR?JO,VEÇ MUT I BERE
PërgjigjuEksperti gjizes dhe i kastravecit.u be fshatari fermes te japi mend
Përgjigju