Kronikë

Dy ish-deputetët e PS-së mbeten në arrest shtëpie, Ndoka: S'kam lidhje me Avdylajt, po të isha i lirë do merrja pjesë në fushatë

7 Maj 2019, 11:23| Përditesimi: 7 Maj 2019, 20:00

  • Share

TIRANE-Gjykata për Krime të Rënda la në fuqi masën "arrest shtëpie" për dy ish-deputetët e Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe Arben Çuko. Psa lënies në fuqi të masës së sigurisë, Ndoka është shprehur në një deklaratë për mediat se nuk është i përfshirë në dosjen për tjetërsimin e pronave. 

"Të gjithë ata që kanë emrin në dosje nuk kanë lidhje me mua, as kanë qenë miq të mi dhe as nuk kam asnjë marrëveshje për përfitimin e ndonjë prone. Nuk jam i përfshirë me asnjë grup apo njerëz që kanë të bëjnë me tjetërsimin apo falsifikimin e pronave" deklaroi ai.

Ai u shpreh se i ka kërkuar prokurorisë që ti vendosë në dispozicion të gjitha përgjimet dhe që të bëhen publike. "Unë nuk mendoj që duhet të lidhet çështja e grupit Avdylaj me çështjen e pronave. Unë nuk kam asnjë përgjim me asnjë nga personat që janë të akuzuar.

Përgjimet e mia dalin nga motra dhe vëllai, unë nuk kam asnjë përgjim në numrat e mia të telefonit. Do të doja që përgjimet e mia të bëhen publike dhe të tregojnë realitetin tim, jo atë për të cilën akuzohem" deklaroi ai. Gjithashtu Ndoka ka deklaruar se "nëse do të isha i lirë do të merrja pjesë në fushatë për PS".

Arben Ndoka u arrestua pasi rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash Shëngjin, ndërsa ish deputeti dhe ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko si i përfshirë me pjesëtarët e grupit të Shijakut.

Komento

Komente

  • : 07/05/2019 14:35

    Nuk jam i përfshirë me asnjë grup apo njerëz që kanë të bëjnë me tjetërsimin apo falsifikimin e pronave thu ti , a nuk I ke gje motren dhe vellan ti shoku , Si u bje robi hasha njerzbe te vet per 10 vjet burg .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?