Viktor Tushaj dhe Fran Frrokaj

Dy ish-kryebashkiakë të Lezhës, Tushaj e Frroku i 'dorëzohen' SPAK-ut për hetime të mëtejshme

1 Shkurt 2020, 14:44| Përditesimi: 1 Shkurt 2020, 14:50

  • Share

Dy ish-kryebashkiakë të qytetit të Lezhës, Viktor Tushaj i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Fran Frrokaj, i Partisë Demokratike, po hetohen nga prokuroria e Posaçme në Tiranë, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”. Burime pranë kësaj prokurorie thanë se prej një muaji, kanë nisur veprimet hetimore ndaj dy ish-zyrtarëve, pasi janë njohur me një material të mbërritur nga prokuroria e Lezhës, e cila ka shpallur moskopetencën dhe çështjen hetimore ndaj dy ish-kryebashkiakëve ja ka kaluar për hetim të mëtejshëm SPAK.

“Shqiptarja.com”, mëson se ish-drejtuesi i bashkisë Lezhë Viktor Tushaj po hetohet për dhënien e një leje ndërtimi në një territor të mbrojtur me ligj dhe që është pjesë e zonës muzeale në qytetin e Lezhës. “Kjo leje ndërtimi për ngritjen e një objekti në qytetin e Lezhës, është miratuar shumë pranë zonës muzeale të varrit të Skëndërbeut”-thonë burimet e prokurorisë.Deri në këtë fazë nga ana e SPAK, nuk ka asnjë akuzë të ngritur ndaj Viktor Tushaj, por hetimet për këtë rast vazhdojnë.

Ndërkohë në hetim është dhe ish-zyrtari i Partisë Demokratike Fran Frrokaj, i cili po hetohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”, lidhur me tjetërsimin e sipërfaqeve tokësore në zonën e bregdetit të Lezhës, kryesisht në “Kune” dhe “Rrana e Hedhun”. Për të njëjtën situatë, Fran Frrokaj është marrë i pandehur nga prokuroria e Lezhës dhe vijon të jetë në proces gjyqësor së bashku me disa zyrtarë të tjerë, ku pritet që ditën e hënë prokuroria e Lezhës të lexojë në gjykatë, pretencën ndaj këtyre të pandehurve.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • aureli: 02/02/2020 08:54

    ky frroku eshte bere per bopjo spak

    Përgjigju
  • sapa: 01/02/2020 16:37

    Ne vendin e kusareve ka vetem Schow!Askush nuk denohet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?