Dy italianë tentojnë të dalin nga Hani i Hotit me 2 pako me çeqe me vlerë totale 1 milion dollarë! Dyshohen të falsifikuara

26 Prill, 10:46| Përditesimi: 26 Prill, 17:31

  • Share

Dy shtetas italianë u arrestuan në pikën kufitare të Hanit të Hotit pasi në në bagazhin e makinës me të cilën udhëtonin janë gjetur 2 pako me çeqe të dyshuara të falsifikuara, me vlerë 2000 dollarë secili (vlera totale 1 milion dollarë).

Për këtë rast u arrestuan shtetasit italianë Roberto Musumeci, 44 vjeç dhe Cristiano Sia, 49 vjeç.

Në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti me të cilin udhëtonin shtetasit  Roberto Musumeci, dhe Cristiano Sia në bagazhin e të cilit janë gjetur 2 pako me çeqe të dyshuara të falsifikuara, me vlerë 2000 dollarë secili (vlera totale 1 milion dollarë), informoi sot policia e Shkodrës.

Çeqet e padeklaruara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe  1700 euro, vulat dhe 2 celularë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?