Kherson, Ukrainë

Dy javë më parë u tërhoqën, rusët nuk i ndalin bombardimet në spitalin e Khersonit, 49 sulme brenda 24 orëve

25 Nëntor 2022, 21:49| Përditesimi: 25 Nëntor 2022, 21:58

  • Share

Pacientët e spitalit po evakuoheshin nga Kherson ndërkohë që Rusia rriti bombardimin e saj të përditshëm të qytetit nga ku u tërhoq dy javë më parë. Forcat ruse bombarduan qytetin dhe zonën përreth 49 herë në 24 orët e fundit, duke vrarë të paktën 10 civilë dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, tha të premten në mëngjes kreu i administratës ushtarake rajonale Kherson, Yaroslav Yanushevych.

Menjëherë pas deklaratës së zotit Yanushevych, u raportuan shpërthime të tjera në qytet, i cili ka mbetur pa ngrohje dhe energji elektrike pasi ushtarët rusë që po largoheshin hodhën në erë një pjesë të madhe të infrastrukturës themelore të rajonit.

"Për shkak të granatimeve të vazhdueshme ruse, ne po evakuojmë pacientët e spitalit nga Kherson. Pacientët u transferuan në Mykolaiv, ndërsa 100 pacientë nga institucioni rajonal i kujdesit psikiatrik u zhvendosën në Odesa”- tha zoti Yanushevych.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha në fjalimin e tij të bërë mbrëmjen e së enjtes se Rusia kishte filluar bombardimet si "hakmarrje" pasi trupat ukrainase rimorën qytetin.


Lajmi kryesor:

Lufta ne Ukrainë/ Putin u drejtohet nënave të ushtarëve: Mos i besoni internetit dhe TV! Në Kiev, 50% e shtëpive janë pa energji elektrike


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?