Fredi Beleri

Dy javë pas lirimit nga qelia, ish-kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë

16 Shtator, 10:35| Përditesimi: 16 Shtator, 11:19

  • Share

TIRANË- Dy javë pasi u lirua nga qelia, ish-kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë. Shqiptarja.com mëson se avokatja e tij Klodjana Gjyzari ka depozituar kërkesën për rekurs.

Kërkesa e Fredi Belerit vjen ndonëse ai u lirua më 2 shtator nga qelia. Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e avokatit, pas tri seancash të dështuara, ku Beleri kërkonte lirimin me kusht, me argumentin se ka kryer dy të tretat e dënimit (2/3).

Dhe Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit të Posaçëm e dënoi ish kryebashkiakun me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhjet e 14 majit të vitit 2023.

Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit 2023, pasi u kap në flagrancë duke blerë vota. Beleri u gjet fajtor nga Gjykata e Posaçme dhe dënimi me dy vite burg u konfirmua në Apel.

Edhe pse në qeli, Beleri fitoi zgjedhjet në Himarë, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shpalli mandatin të pavlefshëm. Për shkak të dënimit Beleri nuk kreu dot betimin si kryebashkiak i Himarës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bom: 16/09/2024 14:53

    Shko ore fytyre e ndyre! Shko shporru andej ne Greqi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?