Gjergji Gjata, kandidati i ‘Primareve’ të Berishës, ka ndërruar krah dhe do të futet në garë për bashkinë e Korçës për grupin e Alibeajt. Gjata është ‘ofruar’ vetë që të kandidojë për grupin e Alibeajt dhe sot ai është konfirmuar.
Gjata u fut në garën e primareve në Korçë, por nuk arriti të fitonte. Ai siguroi vetëm 426 vota, ndërsa Ledina Alolli që u shpall fituese mori 628 vota. Aliolli ka qenë deputete e Partisë Demokratike në periudhën 2009-2013. Ndërkohë që kujtojmë se Partia Socialiste ende nuk ka konfirmuar nëse do të rikandidojë Sotiraq Filon për Korçën apo do të zgjedhë një emër tjetër.