TIRANË- Gjykata kushtetuese vazhdon ende të mbetet e bllokuar, ndërsa gara për plotësimin e saj ka përfunduar në dyert e një tjetër gjykate.
Dy kandidatë të skualifikuar nga këshilli i emërimeve në drejtësi për tu bërë pjesë e gjykatës kushtetuese, përkatësisht Sinan Tafaj dhe Eugen Papandile kanë ankimuar vendimin e KED duke e cilësuar atë të padrejtë. Në seancën e kësaj të premte dy ankimet u shqyrtuan, por u shtyn përkatësisht më 3 nëntor për Tafaj dhe 4 nëntor për Papandile për shkak të administrimit të proçesverbalit të mbledhjes së KED.
Tafaj u fut në këtë garë nga shoqëria civile ndërsa Papandile si jurist, ndërkohë ai mban postin e sekretarit të përgjithshëm të gjykatës kushtetuese e cila aktualisht është me katër anëtarë.
Të kualifikuar nga KED për të vazhduar garën janë dy kandidatë mes tyre Altin Binaj prokuror dhe Sonila Bejtja e cila në karrierën e saj ka formimin jurist me profesion Notere dhe avokate.
Aktualisht kushtetuesja ka katër gjyqtarë nga nëntë që duhet të ketë, dhe vakancat prej 5 anëtarë pritet të plotësohen nga gara e hapur prej presidentit, parlamentit dhe tre gjyqtarët që duhet të vijnë nga gjykata e lartë e cila vetë është e paplotë.
Me kaër gjyqtarë kushtetuesja nuk krijon kurorum për vendimarrje, ndërsa më herët ka qenë ambasadorja Yuri Kim e cila publikisht është shprehur se kjo gjykatë duhet të kompletohet deri në fundvitin 2020.