FIER- Kompania shtetërore e naftës “Albpetrol” dhe kompania private “Terra oil swiss” po hetohen për ndotjen e lumit Gjanica. Policia e Fierit bën të ditur se dy kompanitë shkarkojnë në lumë mbetjet hidrokarbure.
Nga hetimet e Krimit Ekonomik në bashkëpunim me Agjencinë Rajonale të Mjedisit ka rezultuar se “nëpërmjet aktivitetit të tyre në fushën e hidrokarbureve kanë ndotur ujërat e lumit. Në mënyrë periodike kanë kryer shkarkime të mbetjeve të naftës”.
Kështu, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për tre drejtues. Konkretisht, Klaudio Alisinani, 34 vjeç drejtor i Prodhimit të Naftës dhe Sokol Ahmetaj, 35 vjeç, përgjegjës i Sektorit të Dekantimit, pranë kompaninë Albpetrol sh.a.
Po kështu u procedua Edmond Bejtaj 61 vjeç, drejtor në kompaninë “Terra Oil Swiss” sh.a. Policia bën të ditur se për tre personat janë referuar materialet në prokurori me akuzën “ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës".
"Nga hetimet rezulton se 2 kompanitë private ku janë punonjës përgjëgjës këta 3 shtetas, nëpërmjet aktivitetit të tyre në fushën e hidrokarbureve, kanë ndotur ujërat e lumit Gjanica, pasi kanë shkarkuar aty, mbetjet e këtyre lëndëve", njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale " Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës".
/LENCI/,po cfare strategjik eshte Albpetroli?! Qeveritaret tane me /strategjike/ nenkuptojne vetem hanet per turistet! Investitore strategjike quhen ata qe sipas ketyre injoranteve me kollare,investojne per hotele e rezorte,pra per hane /strategjike/! Se mos e dine qe strategjike jane rruget,urat,kombinatet,uzinat,nafta,rafinerite,hekurudhat,aeroportet,HCL,minierat e impiantet e perpunimit te mineraleve?-Jooo! Keta jane fshatare me diplome e pushtet qe kulmin e investimit ne Shqiperi e quajne nje han,nje agroturizem,nje punishte industriale,ose ushqimore, sikur jemi ne 1938 e jo ne 2023!
PërgjigjuNdotja e Gjanices te shoqerohet me largimin nga detyra te drejtuesve kryesor te Albpetrolit si dhe gjobitje e tyre nuk jam per padi penale ,qe ne fakt ekziston.Ministria duhet te beje nje kontroll analize te veprimtarise se Albpetrolit qe nga strategjike edhte kthyer ne komoani e zakonshme . Albpetrol eshte pasuri kombetare dhe duhet mbrojtur dhe zhvilluar oer rritjen e prodhimit dhe mbi te gjitha punesimin.Qeveria duhet te investoj sot ne naftr dhe mos ta leje zhvillimin vetem ne fire te privatit .Albpetrol kerkon revolucion inovativ dhe populli do ja dhikoj hahrin shume shoejt
PërgjigjuVetem burg per keta monstra qe shperndajne kancer pa kurrfare ndergjegjie. Burg te gjate madje!
Përgjigju