'Forcave Speciale' shqiptare

Dy kontingjentë të FA nisen drejt misionit në Afganistan, Xhaçka: U kthefshi shëndoshë e mirë! (FOTO)

16 Qershor 2020, 10:42| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 11:14

  • Share

Dy kontingjente të "Forcave Speciale" për në misionin “Resolute Support” në Afganistan janë nisur nga Shqipëria.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka publikuar fotot e tyre duke u uruar sukses në vendin që po shkojnë të mbrojnë. Kontingjenti i Forcave Speciale do të vijojë shërbimin në Bagram, ndërsa trupat e batalionit të III të këmbësorisë do të shërbejnë në Aeroportin e Kabulit.

"Detyrimet e Shqipërisë ndaj NATO-s vijojnë pavarësisht pandemisë. Dje përcollëm dy kontingjente për në misionin “Resolute Support” në Afganistan. Kontingjenti i Forcave Speciale do të vijojë shërbimin delikat në Bagram, ndërsa trupat e batalionit të III të këmbësorisë do të shërbejnë në Aeroportin e Kabulit. Suksese djema dhe u kthefshi shëndoshë e mirë", ka shkruar Xhaçka krahas fotove.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?