Sherr me policët në burgun e Fushë-Krujës! Arrestohen tre kushërinj, njëri theu arrestin e shtëpisë

23 Gusht 2020, 17:16| Përditesimi: 23 Gusht 2020, 18:27

  • Share

KRUJË- Tre persona janë arrestuar në flagrancë për kanosje ndaj punonjësve të policisë të IEVP-së Fushë-Krujë, pasi këta të fundit nuk pranuar që t'i ndryshonin dhomën e qelisë një të afërmit të tyre.

Policia ka vënë në pranga 25 vjeçarin Berti Shera, 39 vjeçarin Ardian Shera dhe 24 vjeçarin Elton Shera, të tre banues në Nikël të Krujës.

Dy kushërinjtë Berti Shera dhe Ardian Shera, kanë kanosur për shkak të detyrës, punonjësit e policisë në IEVP Fushë Krujë, specialistin e informacionit dhe rojen e IEVP-së. Ndërsa Elton Shera, pasi ishte larguar nga banesa ku duhet të qëndronte u ka shkuar në ndihmë dy kushërinjve dhe i ka transportuar me makinë për t'i shpëtuar kapjes së policisë.

Sipas informacioneve për "Report Tv" sherri ka nisur pasi dy kushërinjtë kanë pasur të afërmin e tyre, Bled Shera në burgun e Fushë-Krujës dhe kanë kërkuar që t'i ndërrohej dhoma. I burgosuri Bled Shera ndodhet pas hekurave pasi është i dënuar për "Tentativë vrasjeje". Pas kundërshtimit të punonjësve të policisë për të ndërruar dhomën e të burgosurit kushërinjtë kanë kërcënuar verbalisht punonjësit e burgut.

Mësohet se Ardian Shera, ishte dënuar më parë me 15 vjet burg për veprën penale "Vjedhja me armë". Ai është ekstraduar nga Mali i Zi pasi ka qenë në kërkim për shumë vite për vrasje, por ishte arratisur drejt Amerikës. Ardian Shera kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu.  

Ndërsa Elton Shera, aktualisht është i dënuar për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" dhe për shkak të situatës së COVID-19, i është caktuar të qëndrojë në banesë. Por, i riu ka thyer masën e sigurisë për të ndihmuar kushërinjtë që t'i arratisen policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprat penale "Kanosja për shkak të detyrës" kryer në bashkëpunim dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

Komento

Komente

  • Nikla: 23/08/2020 17:27

    Rrnofte Birisha na bani trima

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?