Kronikë

Dy kushërinjtë kultivuan kanabis në Kurbin, njëri në pranga, tjetri në kërkim

28 Korrik 2024, 12:14| Përditesimi: 28 Korrik 2024, 12:21

  • Share

KURBIN- Në kuadër të operacionit ‘Territori i pastër’, Policia e Lezhës ka zbuluar një tjetër zonë në Kurbin ku ishte kultivuar kanabis.

Dy kushërinjtë, Indrit Çoku, 31 vjeç dhe Arben Çoku, 54 vjeç, janë identifikuar si autorë të kultivimit të kanabisit.

Njëri prej tyre, Indrit Çoku është vënë në pranga, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim. Ndaj tyre rëndon akuza “Kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike i kryer në bashkëpunim”.

SI.E./A.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?