Politikë

Dy Kuvendet e PD/ Koka: Basha zhduku demokracinë! Meçe: Ish-kryeministri për veten djeg çdo gjë! Malko: Berisha po dërgon mesazhe për mbështetësit e Bashës! Elezi: Luftë për karrige

30 Nëntor 2021, 21:44| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 22:21

  • Share

Në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv, u diskutua për Kuvendet e PD, teksa na ndajnë 11 ditë nga ai i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Të ftuarit, Arben Meçe, Gent Malko, Bledian Koka dhe Ibsen Elezi diskutuan edhe për akuzat që Berisha ka ngritur ndaj Bashës për dosjen e lobimit rus dhe për çështjen ‘Toyota Yaris’. Opinionistët u shprehën se të dyja palët i kanë ngritur stekat e sulmeve ditët e fundit ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.

Gazetari Bledian Koka deklaroi se lëvizja e Berishës është një lëvizje e munguar dhe e mirfilltë, me firma. Koka theksoi se askush nuk ka më dyshimin se janë apo s'janë firmat e delegatëve aty. Më tej ai theksoi se lidershipi i PD po godet 'Foltoren' vazhdimisht.

"Unë vërej lëshimin e gjuhës dhe akuzat me baza. Ato që ka thënë Berisha për Toyota Yaris tregon se diçka do ndodhë këto ditë, akuza me fakte serioze. Rikthimi të Toyota Yaris është një guxim i fortë, dhe Berisha që njoh unë i paraprin akteve me deklarata. Le të presim çfarë do ndodhë nëse janë thjeshtë akuza apo ka dicka më tepër."-tha Koka

Ndërsa opinionisti Arben Meçe theksoi se për këto ngjarje, një e vërtetë e cila nuk thuhet në kohën e duhur, nuk është më një e vërtetë. Ai shtoi se akuzat e palëve janë për të krijuar besueshmërinë e kësaj lufte.

“Si drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar. Hedhja e kësaj teze nuk lidhet me fajin që ka bërë Basha. Përpara gijotinës e kemi vënë ne Bashën me këto teza. I kemi thënë në kohën e duhur. Ato që po thonë janë të vërteta sepse i kemi thënë ne dhe në kohën e duhur. Janë të vërteta, por nuk po i thonë në kohën e duhur. Dëmi që po vjen s'është parimor, është një luftë për një pushtet të poshtër brenda Partisë Demokratike. Qëllimi i Berishës është të marrë Partinë Demokratike. Gjithë kjo luftë ka pasur vetëm një synim. Për veten e tij Berisha djeg çdo gjë, më 21 janar vrau katër veta, në vitin 1997 dogji Shqipërinë. Në të gjitha rastet parimi ka qenë që mbi interesat e mia nuk vë asgjë."-tha Meçe.

Ish-anëtari i kryesisë së PD, Gent Malko, tha se Berisha po i vë disa akuza përballë Bashës por synon t’ju çojë një mesazh atyre që e mbështesin.

"Rama i ka dhënë një mundësi Bashës, i ka faluar një lojtar, del Alibeaj dhe kërkon dekomunistizimit. Kanë kaq kohë që e thonë, tranzicioni politik që duhet të mbyllet. Ata mendojnë se pikë e dobët e Berishës është e shkuara e tij ish-komuniste, mendojnë se do e godasin këtu. Berisha nuk po godet Bashën, por po jep mesazhe. Nëse Berisha e ka ditur punën e lobimit rus dhe 'Toyota Yaris', po të donte dhe nuk priste momentin e tanishëm, mund t'i nxirrte para 1 muaji. Nuk po godet Bashën se Bashën ai e ka një kundërshtar që e eleminon politikisht në sekond. Mesazhin po ja jep atyre që mbështesin Bashën. Ky njeri si politikan, ky lojtari juaj, mund të eleminohet se kam prova e fakte. Meqë erdhi Kuvendi i datës 11, palët po i bëjnë presion njëri-tjetrit deri në këtë  nivel."-tha Malko.

Ndërsa ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi tha se e sheh totalisht ndryshe situatën.

"Mund të merresh me Toyota Yaris, kur një njeri si Basha ka shkatërruar Partinë Demokratike? Berisha është lojtar i vjetër dhe i fortë. Kur ne i thonim t’i je i hequr teknikisht nga PD, thoshte me datë 10 se nuk e ka ditur se do ta heqin. Toyota Yaris, të hapësh një akuzë të tillë që hap diskutime dhe nuk dalin efiçente. Në lidhje me lobimin rus Berisha e ka pas në vitin 2018 dhe ka pas informacion. Ka informacion se është i implikuar. Krijohet një bindje dhe Berisha e ka pranuar që ekziston një dosje. Berisha ka marrë përsipër për të larguar Bashën, pse merresh me Toyota Yaris. Ky është i kapur me krim në dorë, me fakte, çfarë s’ka bërë në PD. Kërkon rregulla kur i ka thyer të gjitha rregullat.”-tha ai.

Sakaq, gazetari Bledian Koka deklaroi se Berisha në të gjitha ‘Foltoret’ e tij ka përmendur të gjitha dështimet e Bashës, ndërsa shtoi se Berisha nuk bën kurrë akuza aty për aty, por mbetet për t’u parë se çfarë do ndodhë.

“Shkeljet e Bashës nga 2013 e sot çfarë nuk i ka përmendur Berisha në Foltore, fakti që zhduku demokracinë, që humbi katër palë zgjedhje. Berisha s'ka lënë gjë pa demantuar në lidershipin e Bashës në krye të PD nga 2013 deri në vitin 2021 kur humbi zgjedhjet. Ajo që thotë Berisha, nuk është thjesht Toyota Yaris, por pse është kaq e rëndësishme. Berisha nuk ka bërë kurrë akuza aty për aty. Berisha e ka konsideruar një garë parimore, ka folur që do rikthejë primaret, votën në PD, se nga 2013 në 2021 asnjë anëtar i PD përfshirë Bashën nuk e dinë sa e kanë peshën specifike në votë."-tha Koka.

Ndërsa ka dhe një tjetër këndvështrim se Berisha po e bën këtë për t'i treguar SHBA-së se kë po mbështesni ju.

Situata në PD është mjaft e ndarë, me dy Kuvende Kombëtare, një i thirrur më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha. Pak ditë më parë, Basha tha se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?