Politikë

Dy Kuvendet e PD-së/ Përmeti e Pata në ‘Repolitix’: Demokratët do përçahen, në janar dy parti! Meçaj: Berisha s’i ka 4200 firmat! Ironia e Murrizit: Edhe nëse PD shkatërrohej, s’do ishte hera e parë

16 Nëntor 2021, 22:46| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 22:52

  • Share

TIRANË- Për ish-deputetin Andi Përmeti dhe analistin Ylli Pata, pas 11 dhjetorit Partia Demokratike do jetë më e përçarë se kurrë, ndryshe nga sa pretendon Sali Berisha dhe Lulzim Basha se Kuvendet e gjithsecilit do i bashkojnë demokratët. Të ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, përballë gazetarit Denis Minga dy të ftuarit deklarojnë se muaji janar do të sjellë ndarjen e PD-së në dy parti.

“Në janar dy parti, Berisha nuk e merr dot PD sepse po ti kishte strukturat do e kishim parë në foltore”, tha Ylli Pata.

Në PD ka dy parti, politikisht lideri absolut është Berisha, ndërsa Basha është thjesht një meme ka frikë të dal nga zyra sepse askush nuk e ndjek. Nëse Basha do kishte pritshmëri politike do përballej me kuvendin. Më 12 dhjetor vulën në xhep e ka Basha. Kemi dy ngërçe që do çojnë në dy parti. A ka fuqi Basha të bëjë parti? Me 5 veta. Shoh dy parti dhe dy rrugë të ndara se retorika politike ka avancuar aq egër sa nuk mund të ketë më bashkim”, tha Përmeti në ‘Repolitix’.

Situatën brenda selisë blu, ish-deputeti Myslim Murrizi ka zgjedhur ta komentojë me ironi. Murrizi thotë se nuk i dihet, çohet në dhjetor Gazment Bardhi kërkon Kuvend, e Enkelejd Alibeaj një tjetër në janar.

“Edhe nëse shkon drejt shkatërrimit nuk është hera e parë që ndodh me PD, ka ndodh që në’ 91. Një kuvend është kërkuar nga 4200 firma, të cilët i kishin anashkaluar, nuk i përfillte por ka deklaruar që nuk do të lejojmë kuvend anti-amerikan, tani del e bën një kuvend tjetër. Një është pro-amerikan. S’ka mbaruar mund të ketë me 25 kuvend tjetër e kërkon Bardhi dhe Rushaj. Me 25 bëjnë krishtlindje në darkë bëjnë kuvend nesër. Pastaj në 2-3 janar e kërkon Alibeaj me një tjetër. 2 nën kryetarët kanë thënë po ka ardhur problemi të prishet PD le të prishet, kjo vjen nga njerëz që nuk ua ka vra këpuca këmbën. Kuvendi 11 dhjetor”, u shpreh Murrizi.

Për analistin Arben Meçaj, ish-kryeministri nuk i ka mbledhur 4200 firmat siç në fakt ai pretendon, pasi nuk po lejon transparencë për verifikimin e tyre. Sipas Meçajt, Kuvendi i thirrur nga kryedemokrati më 18 dhjetor nuk ëhstë legjitim, pasi sipas statutit të partisë, ai mblidhet njëherë në katër vite, teksa thekson se PD mbajti Kuvend një muaj e gjysmë më aprë.

“Berisha ka shfrytëzuar një norma statusore që thotë ¼ e delegatëve mbledhin Kuvendin. Nëse t’i certifikon dhe i jep partisë ¼ e firmave, nga ky moment ky Kuvend është legjitim. Legjitimiteti i këtij kuvendi prevalon mbi të gjithë legjitimitet e tjera. Edhe nga ai që është thirrur nga kryetari? Edhe mbi të. Legjitimiteti i Kuvendit duhet ta respektojmë sepse në këtë mënyrë mund të kemi objektiv dhe të jëpi m mesazhe të qarta. Kjo gjë duhet të behët transparente. Që të shosh në kuvend duhet të vërtetosh firmat jo kam 4200 që i kam cuar në filan vend. Kjo lëvizje fsheh një vërtetë të madhe. A i ka mbledhur? Unë po shoh dyshimin më të madh që nuk i ka mbledh sepse po t’i kishte mbledh çfarë e pengon t’i bëjë publike. Ka mbi një javë që debati në PD ka qenë i futi në kasafortë si futi në kasafortë. Kjo është lufta e Berishës për të marrë partinë, atij i duhet partia që në çdo tavolinë të jetë prezent vetë, veten e mbron vetë duke qenë në tavolinë nuk ka besim te askush. Transparenca është detyrë e tyre dhe pa e bërë nuk do të fitojë legjitimimet jo e jo, por edhe moralin e kuvendit.

Sa u bë kuvendi para një muaji i gjysmë, në kuvend zgjidhet kryetari, zbërthehet platforma. Në kuvend miratohet platforma politike. Ku  mbështet Basha. Në një normë statusore që kryetari e mbledh. Të dy po përdorin një normë statusore, të dy janë në rregull, por statuti nuk e ka fare termin kuvend i jashtëzakonshëm”, u shpreh Meçaj.

Në një këndvështrim tjetër e sheh Përmeti mbledhjen e firmave të Berishës, ku sipas tij ai i ka 1800 firma reale për ta mbledhur Kuvendin. Por të njëjtin mendim ndan për Kuvendin e thirrur nga Basha, ku sipas tij bie ndesh me statutin e PD-së, pasi tashmë duhet të ishte ngrirë çdo strukturë e partisë deri në mbajtjen e Kuvendit.

“11 dhjetori ka legjitimitet, kuvendi i dytë është absurditet juridik. Janë mbledhur 4200 firma, të cilat mund të jenë mund të mos jenë reale, unë nga jashtë besoj se 1800 firma që nevojiten për ta mbledh janë reale. 400 delegatë i kanë publikuar firmat në Facebook. E dyta, firmat janë dorëzuar në institucion, një nga organet më të larta drejtuese, te zyra e kryetarit të këshillit kombëtar të partisë. Berisha ka ftuar të gjitha palët të vijnë në zyrë t’i cekojnë me përfaqësuesit e tyre. Refuzimi për të cekuar firmat, për mua do të thotë që ata e dinë që janë.

Është absurditet Kuvendi i dytë (i thirrur nga Basha), në momentin që procedohet për të thirrur kuvendin çdo organ tjetër i PD është i ngrirë. Sepse në këtë mënyrë Basha mund të mbledhë kryesinë dhe të marrë çdo vendim për të bllokuar kuvendin. Deri në mbështetjen e tij, çdo organ duhet të jetë i ngrirë”, tha Përmeti.

Ditën e djeshme, pas debateve të nxehta dhe akuzave të forta, Lulzim Basha fitoi betejën në kryesinë e Partisë Demokratike duke mbledhur 26 vota pro, 3 kundër dhe 7 abstenime për mbledhjen e Kuvendit me datë 18 dhjetor dhe jo me datë 11 si kërkonte grupi i Sali Berishës. Pas kësaj, Sali Berisha doli menjëherë në një konferencë për shtyp, duke mos u lëkundur nga data 11 dhjetor për mbajtjen e Kuvendit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?