Punonjësit e Bashkisë gjatë punimeve në lagjet e njësisë nr.5 në kryeqytet

Tirana

Dy lagje në kryeqytet me rrjet të ri ujësjellësi, shërbim më i mirë për banorët

25 Janar 2019, 11:29| Përditesimi: 25 Janar 2019, 11:49

  • Share

Dy lagje të tjera në Njësinë nr.5 në kryeqytet kanë një furnizim më të mirë dhe më cilësor me uji. Bashkia e Tiranës nëpërmjet UKT-së ka zbatuar dy investime të veçanta ku është zëvendësuar rrjeti i vjetër dhe i amortizuar me një rrjet krejtësisht të ri.

Investimi i parë u krye në rrugën “Medar Shtylla”, ku grupet e punës së UKT-së bën të mundur zëvendësimin e gjithë rrjetit me tubacione të reja dhe material bashkëkohore që garantojnë një furnizim dhe cilësi më të mirë të ujit që mbërrin në shtëpitë apo bizneset e ndryshme.

Gjithashtu UKT nxori tërësisht nga funksioni rrjetin e vjetër të furnizimit me ujë të pijshëm edhe në  rrugën "Jusuf Vrioni" duke e zëvendësuar me një rrjet të ri. Të dyja investimet do të reduktojnë humbjet në rrjet dhe do të sjellin një shërbim shumë herë më të mirë për banorët e këtyre dy lagjeve në Njësinë nr.5.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?