Lorenci dhe Bledi

Dy largime të njëpasnjëshme, ja kush janë banorët që s’do jenë më pjesë e Big Brother

9 Prill 2023, 09:18| Përditesimi: 9 Prill 2023, 10:56

  • Share

Dy banorë kanë lënë shtëpinë e Big Brother mbrëmjen e kaluar. Genti dhe këngëtari Lorenc Hasrama s’do të jenë më pjesë e shtëpisë.

Genti ishte banori më pak i votuar dhe për këtë arsye ai u eliminua nga loja. Por, ndryshe nga Genti, i cili ishte i detyruar ta ndërpresë rrugëtimin e Big Brother për shkak se ashtu vendosi publiku, Lorenci është larguar me dëshirë nga shtëpia e tij.

Në fakt një gjë e tillë pritej, pasi pak para ‘Prime’, Lorenci në një bisedë me Luzin tha se kishte vendosur të largohej nga Big Brother pasi nuk mund të qëndronte më se nuk po e përballonte.

“Se përballoj dot, kam si ankth dua thjesht me dalë.S’mundem më. U bë gjithë kjo kohë nuk mësohem dot”, i tha ai Luizit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?