Deri në ditën e sotme, kemi në dorë vetëm një sondazh me të dhëna për çdo zonë zgjedhore. Kur them zonë zgjedhore kam parasysh 12 zonat zgjedhore në bazë qarku, pra zonat në bazë të të cilave ndahen mandatet e deputetëve. Llogaritja me përqindje, për subjektet zgjedhore, në rang kombëtar është i gabuar, për më tepër “i gënjeshtër” ose të ngopesh me lugën bosh. Se, për shembull, mund të kesh marrë në rang kombëtar 4% të votave, por në Tiranë ke marrë vetëm 2.5% dhe në Qarqet e tjera më pak se 6%, rezultati është zero kandidatë.
Ndërsa, nëse ke marrëvetëm 1.1% të votave në rang kombëtar (siguron kalimin e pragut) dhe në Fier, për shembull, ke marrë 6.3%, atere ke marrë një deputet. Duke pranuar të mirë qënë rezultatin që jep sondazhi i Piepolit transmetuar në Report TV, ditën e Mërkrrë dt.17.03.2021, po bëj një analizë për t’i dhënë një përgjigje pyetjes: A është efektiv,
për Opozitën e Bashkuar, dalja me dy lista kandidatësh, një PD-AN dhe një LSI.
Për të dhënë përgjigje, kam analizuar rezultatet për çdo zonë zgjedhore, sigurisht, sipas sondazhit. Sqaroj se përqindjet që jep sondazhi (në interval p.sh. (6%,10%) kanë të bëjnë me
marzhin e gabimit, ndërsa për llogaritje është marrë mesi i intervalit (në këtë tast 8%).
Shënim: Më posht përdoret termi “koeficienti i korigjimit” që do të thotë: Kur shpërndahen mandatet, komisioni zgjedhor zeron rezultatet e subjekteve zgjedhore që nuk kalojnë pragun përkatës për zonën zgjedhore dhe rillogarit përqindjet e subjekteve zgjedhore që kalojnë pragun. Përqindjet e këtyre subjekteve zgjedhore korigjohen duke i shumëzuar me koefiçentin e korigjimit që, natyrisht, është i ndryshëm në zona të ndryshme zgjedhore.
Sipas sondazhit, Parti Socialiste / Opozitë e Bashkuar rezultati pritet të jetë 5 me 2. Nëse Opozita e Bashkuar do të kishte dalë me një listë të vetme, rezultati në këtë qark mund të ishte edhe 4 me 3.
Sipas sondazhit, Parti Socialiste / Opozitë e Bashkuar rezultati pritet të jetë 2 me 3. Nëse Opozita e Bashkuar do të kishte dalë me një listë të vetme nuk do të ndryshonte gjë, rezultati do të ishte po ai.
Sipas sondazhit, Parti Socialiste / Opozitë e Bashkuar rezultati pritet të jetë 7 me 7. Nëse Opozita e Bashkuar do të kishte dalë me një listë të vetme nuk do të ndryshonte gjë, rezultati do të ishte po ai.
Sipas sondazhit, Parti Socialiste / Opozitë e Bashkuar rezultati pritet të jetë 8 me 6. Nëse Opozita e Bashkuar do të kishte dalë me një listë të vetme, rezultati në këtë qark mund të ishte edhe 7 me 7.
Sipas sondazhit, Parti Socialiste / Opozitë e Bashkuar rezultati pritet të jetë 9 me 7. Nëse Opozita e Bashkuar do të kishte dalë me një listë të vetme, rezultati në këtë qark mund të
ishte edhe 8 me 8.
Sipas sondazhit, Parti Socialiste / Opozitë e Bashkuar rezultati pritet të jetë 2 me 2. Nëse Opozita e Bashkuar do të kishte dalë me një listë të vetme nuk do të ndryshonte gjë,
rezultati do të ishte po ai.
Sipas sondazhit, Parti Socialiste / Opozitë e Bashkuar rezultati pritet të jetë 7 me 4. Nëse Opozita e Bashkuar do të kishte dalë me një listë të vetme, rezultati në këtë qark mund të ishte edhe 6 me 5.
Sipas sondazhit, Parti Socialiste / Opozitë e Bashkuar rezultati pritet të jetë 1 me 2. Nëse Opozita e Bashkuar do të kishte dalë me një listë të vetme nuk do të ndryshonte gjë, rezultati do të ishte po ai.
Sipas sondazhit, Parti Socialiste / Opozitë e Bashkuar rezultati pritet të jetë 3 me 4. Nëse Opozita e Bashkuar do të kishte dalë me një listë të vetme nuk do të ndryshonte gjë, rezultati do të ishte po ai.
Sipas sondazhit, Parti Socialiste / Opozitë e Bashkuar rezultati pritet të jetë 5 me 6. Nëse Opozita e Bashkuar do të kishte dalë me një listë të vetme, rezultati në këtë qark mund të ishte edhe 4 me 7.
Sipas sondazhit, Parti Socialiste / Opozitë e Bashkuar rezultati pritet të jetë 20 me 16. Nëse Opozita e Bashkuar do të kishte dalë me një listë të vetme nuk do të ndryshonte gjë, rezultati do të ishte po ai.
Sipas sondazhit, Parti Socialiste / Opozitë e Bashkuar rezultati pritet të jetë 8 me 4. Nëse Opozita e Bashkuar do të kishte dalë me një listë të vetme, rezultati në këtë qark mund të ishte edhe 7 me 5.
Sipas sondazhit, Parti Socialiste / Opozitë e Bashkuar rezultati pritet të jetë 77 me 63. Bonus I hatashëm për Partinë Socialiste. Nëse Opozita e Bashkuar do të kishte dalë me një listë të vetme, rezultati mund të ishte 71 me69. Nuk dihej çfarë ndodhte.
Do te ndodhe ajo qe me 25 prill PD dhe LSI do shkojne hale te gomereve.
Përgjigju'Po' Besoj se PS duhet te fitoj. Megjithate do sugjeronja se si gazete prestigjose do te ishte prudente to perdorej fjale e ndryshme se ajo 'hale te gomereve' faleminderit