Dy makina 'shpërthejnë' në flakë në Tiranë, pamjet ekskluzive të momenteve në Emisionin 112

22 Shkurt 2020, 16:13| Përditesimi: 22 Shkurt 2020, 16:32

  • Share

TIRANË - Në këtë episod të emisionit "112" do të trajtojmë djegien e dy automjeteve në kryeqytet. Përmes pamjeve ekskluzive nga kamerat e trupit dhe kamerat e qytetit që transmetohen për herë të parë, ju tregojmë momentet kur mjetet marrin flakë dhe reagimin e policisë dhe zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit.

Në ngjarjen e parë do të trajtojmë djegien e një automjeti në zonën  e Freskut ndërsa pak orë më vonë, një tjetër mjet digjet në bulevardin Dëshmorët e Kombit përballë Piramidës. Në emisionin e sotëm të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri, transmetojmë pamjet kur dy automjetet "shpërthejnë" në flakë.

Në orët e mbrëmjes do të jemi me efektivët e komisariatit nr. 1 ndërsa në një njoftim ata ndihmojnë shërbimin e urgjencës në një rast të një personi të dhunshëm dhe me probleme, pas telefonatës nga familja.

Gjithashtu efektivët e komisariatit nr. 1 kthejnë në banesë një zotëri të moshuar që kishte humbur. 76-vjeçari ishte gjetur nga një qytetar në Kombinat i cili e kishte sjellë tek Pazari i Ri por i moshuari nuk e mbante mend pallatin ku banonte. Pas telefonatës në numrin 112, ku u kërkua ndihma e policisë, efektivët e Komisariatit nr. 1 gjetën banesën dhe e kthyen të moshuarin tek bashkëshortja e tij.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?