Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Dy misionet jetike të secilit prej nesh te PD

12 Janar 2022, 19:51| Përditesimi: 12 Janar 2022, 19:55

  • Share

1. Shkëputjen e PD nga e kaluara. Demokratët e thjeshtë dhe shqiptarët janë të lodhur për riciklimin e të njëjtave figurave në 30 vjet. Duhet të marr fund bërja me çdo kusht deputet e shumë figurave që kanë 30 vjet në PD duke marr gjithçka e nuk kanë dhënë asgjë!

Mandje, përtej faktit se, disa prej tyre për shkak të konsumimit të tejskajshëm, PD sa herë që ishin zgjedhje, për t'i bërë me çdo kusht deputet i ricklonte për çdo herë në një zonë të ndryshme elektorale, sepse e kishin bërë skandaloze zonën që kishin përfaqësuar me parë. Nuk kemi një deputet ose një person që të ketë kërkuar të rizgjidhet më shumë se njëherë në të njëjtën zonë elektorale e shumë prej tyre e kanë nisur karrierën me zonat Kukës, Dibër, Lezhë apo Shkodër e kanë përfunduar në Tiranë e pastaj derisa janë harruar bëmat e tyre, pas një kohe, janë kthyer përsëri aty ku e kishin filluar! Ka plotë deputet apo ish deputet që nuk shkelin dot në zonat e tyre të origjinës, sepse nuk janë të mirëpritur as si qytetar e as si politikan. Ky siklet i madh i PD duhet të marr fund dhe këta persona nuk duhet të riciklohen e për pasojë as nuk duhet të jenë kandidatura të mundshme duke e mbyllur ciklin e tyre të politikanit aktivë! Meqë këta nuk kanë moral e koshiencë për të pranuar se misioni i tyre politik ka mbaruar, atëherë është detyrë e forumeve të PD që në mënyrë të forcuar ta bëjnë një gjë të tillë duke i përjashtuar nga gara!

2. Misioni i dytë dhe më i rëndësishmi është mbrojtja e lidhjeve të ngushta historike të PD me SHBA-të! Sot, për halle personale e për egoizma të sëmura për pushtet, po tentohet të minohen seriozisht lidhjet e natyrshme e historike të PD me SHBA-të! Ne brezi i ri, me bindje e me formim pro amerikan e pro perëndimor kemi mision mbrojtjen e këtyre lidhjeve e marrëdhënieve kaq jetike e të rëndësishme për demokratët e shqiptarët! SHBA-të janë feneri dhe modeli i demokracisë që duhet të ndërtojmë edhe në Shqipëri! Nuk ka forcë që na ndal në mbrojtjen e këtij modeli dhe në mbajtjen e marrëdhënieve institucionale me SHBA-të. Nëse dikush ju thotë se Shqipëria bëhet demokratike dhe e zhvilluar pa ndihmën e SHBA-ve, po ju helmon me propagandë për qëllime apo halle personale. Është një fat i madh që SHBA-të vazhdojnë të kenë një interes të lartë dhe juajal me PD dhe Shqipërinë!

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?