Në podcastin ‘Ju flet Kombinati’ të ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ishin në këtë episod të ftuara dy personazhe që vijnë nga fusha e shëndetësisë.
Ministri Gonxhja zhvilloi një bisedë për përkushtimin, sfidat dhe dashurinë për komunitetin me doktoreshë Leonora Morinën, që punon në qendrën shëndetësore në Kombinat dhe Xhuljana Haxhiu që mbulon PR e fushatës së ministrit, e cila ka punuar dhe studiuar për mjekësi.
Gonxhja theksoi angazhimin e PS për ta ndryshuar zonën e Kombinatit. Ministri tha se ndër prioritetet kryesore mbetet shëndetësia dhe kujdesi ndaj jetës së qytetarit.
‘Ne duam që ta ndryshojmë gjendjen në Kombinat sa më shpejt, për besimin që qytetarët presin që të na japin edhe për një kryeqytet që duhet të jetë i menaxhuar sa më mirë dhe një vend ku të kemi një ekonomi më të mirë dhe të jemi krenar se do të bëhemi edhe shumë shpejtë pjesë e BE, por edhe për cilësinë e jetës në vendin tonë. Një faktorët me rëndësi është shëndetësia dhe kujdesi ndaj jetës së njeriut’, tha ai.
Ndërkohë, mjekja Leonora Morina tregoi se ajo prej disa vitesh punon mjeke familje në qendrën shëndetësore në Kombinat, ku jep shërbim për rreth 3 mijë banorë.
‘Të jesh mjeke nuk do të thotë të njohësh vetëm trupin e njeriut, por të kesh përkushtim dhe durim. Unë jap shërbim për rreth 3 mijë banorë të kombinatit dhe punoj si mjeke familje pranë kësaj qëndre. Roli i mjekut të familjes, konstaton në shërbim parësor që duhet ti jepet këtyre pacientëve’, tha Morina.
Ndërkohë, Xhuljana Haxhiu tregoi se si nga përgjegjëse e shëndetit në punë pranë DPSHTRR, ajo zgjodhi që të punonte si specialiste tek sektori i informacionit në këtë drejtori.
Për të profesioni i mjekes ka qenë pasioni i saj, ndërsa punën me njerëzit e cilësoi si fisnike.
‘Ne në periudhën e pandemisë jemi njohur bashkë. unë nisa në periudhën e pandemisë në Drejtorin e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, DPSHTRR si përgjegjëse për shëndetin në punë. askush se dinte se ca ishte Covid dhe filluam me promovimin për masat mbrojtëse dhe kështu nisi rrugëtimi nga kjo punë në një specialiste tek sektori i informacionit në DPSHTRR. Ka qenë pasioni im, të merresh me njerëzit është një punë fisnike dhe është e bukur shumë e kam ushtruar shumë vite dhe si vullnetare punën e mjekes, ndjesia që të jep ai është shumë e bukur’, tha ajo.
Komente
