Foto ilustruese

Dy mjeke të spitalit të Korçës në hetim, pas vdekjes së një 61 vjeçareje! Familjarët i akuzojnë për neglizhencë

16 Gusht, 15:25| Përditesimi: 16 Gusht, 15:28

  • Share

Dy mjeke të spitalit të Korçës janë në hetim pasi familjarët e një 61 vjeçareje kanë bërë kallëzim për neglizhencë në mjekim.

Mësohet se vdekja ka ndodhur më 14 gusht 2024.  

Paraprakisht dyshohet se pacientja ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

"Nga Komisariati i Policisë Korçë, u referuan materialet  në Prokurori për vlerësim  për shtetaset A. D.,  dhe G. R., të dyja mjeke në spitalin e Korçës, pasi:  Familjarët e një  61 vjeçareje që humbi jetën më datë 14.08.2024, paraprakisht dyshohet si pasojë e arrestit kardiak, kanë bërë kallëzim pasi pretendojnë se mjeket  kanë treguar neglizhencë në trajtimin mjekësor të 61-vjeçares" informon policia e Korçës.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?