Lionel Messi është rikthyer frikshëm në fushën e lojës. 8 herë fituesi i ‘Topit të Artë’ shënoi 2 gola dhe asistoi 1 herë për Luis Suarez në ndeshjen e parë pas 2 muajve për shkak dëmtimi. ‘Pleshti’ nuk kishte luajtur që prej finales së Kupës së Amerikës së Jugut me Argjentinën, ndërsa me t’u rikthyer ishte vendimtar për Inter Miami që fitoi 3-1 kundër Philadelphia Union.
Messi preferoi të qëndronte në fushën e lojës për 90 minuta, ndërsa për shkak të dëmtimit humbi dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit për Argjentinën dhe 7 përballje në kampionat.
Komento