Politikë

Dy muaj në qeli, Veliaj: Ende pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston! S’ka dalë ende askush që të më ketë korruptuar

10 Prill, 14:04| Përditesimi: 10 Prill, 20:20

  • Share

Dy muaj më parë, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit hynë në bashkinë Tiranë për të arrestuar kryetarin  Erion Veliaj. Kjo datë riktheu kryebashkiakun në Facebook, për të falënderuar ata që i kanë qëndruar afër familjes së tij. Veliaj thekson se janë bërë dy muaj që qëndron larg familjes, punës në bashki dhe fushatës, ndërsa shton se është ende pa akuzë prej një anonimi që sipas të cilit nuk ekziston.

Nga burgu i Durrësit ku po qëndron që nga vendimi i gjykatës për ta mbajtur në qeli, Veliaj përsërit se procesi ndaj tij është grotesk.

Postimi i plotë i kryebashkiakut Erion Veliaj: 

Të dashur miq,

Sot mbushen 2 muaj nga burgimi im pa gjyq - larg familjes, gruas, djalit të vogël dhe nënës. Por, edhe larg punës në bashki e fushatës, dy pasioneve të jetës sime.

Doja vetëm t’ju falenderoja për mirësinë e mbështetjen ndaj Kait dhe Ajolës, si dhe dy nënave tona - 3 gra pa burrat e tyre, por me kurajo e dinjitet falë jush që u jeni gjendur pranë!

Jam ende pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston. S’ka dalë askush që të kem korruptuar. Ende askush që të më ketë korruptuar. Kush më njeh e di që në çdo ditë të punës time kam ndihmuar këdo, kudo e kurdo me ndershmëri.

Ndaj, meqë më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk, atyre që i janë gjendur familjes sime, iu them nga zemra “Faleminderit”!

Nuk do t’ua harroj kurrë!

Bekime dhe mall për ju të gjithë.

Sipas SPAK, Veliaj dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Xh.D/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Grate pa burra.: 10/04/2025 15:39

    E ske faje, e rende eshte. Po mos u merzit se nuk je as I pari as I fundi. Sa familje jane shkaterruar duke i lene grate te luftojnë e te përballojnë krimin te vetme duke kercenuar, manipuluar e shantazhuar familje te tera. E mor zoti kryetar sa te pamëshirshme e ke ate ushtrine tende. Po tja vesh syrin ti apo tju pelqej atyre ndonje prone apo tju vej mendja per ndonje lulishte e pallat, shakterrojne shtepi, prone, jete, familje, gra e femije. E ke ushrine e madhe, ke avokate te zote, ke gjyqtare, prokurore ke fise te madhe. Edhe Enveri do te kishte zili. Po Zoti eshte I madh o Kryetare, Zoti do na shpetoje ne grave, nenave dhe vajzave nga ushtaret e tu dhe nga ajo "sheikja" jote me bodygard. Se ke perdori Zoti per ta prer hovin ty e mos te bëheshe kryeminister ne nuk e dime, si ja ndriçojë Zoti mendjen Nestit ne nuk e dime, por e falënderojmë perdite. Dhe zoti mos paste meshire per cdo ushtare qe shkaterrone jeten e femrave dhe femijeve tane me manovra kriminale per kaprichot e disa "palo burrave" dhe grave te tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?