Dy orë rresht para prokurorëve belg për 'Toyota Yaris', zbardhet dëshmia e Lulzim Bashës, zbulohet se kush i dha informacionin

1 Mars 2022, 12:49| Përditesimi: 1 Mars 2022, 15:54

  • Share

Lulzim Basha dëshmoi më 10 shkurt për rreth dy orë lidhur më çështje "Toyota Yaris" para prokurorëve belg, ku u ka zbuluar atyre se çfarë dinte mbi çështjen dhe se nga kush e kishte marrë informacionin para se operacioni për kapjen e 3.4 mln euro të zhvillohej nga policia.

Burimet bëjnë me dije se Basha ka dëshmuar se informacionin e kishte marrë nga një letër denoncuara të ardhur nga qytetarët. I pyetur nëse ka një protokoll për mënyrën e marrjes së denoncimeve, ai është përgjigjur se nuk ka një gjë të tillë.

“Qytetarët e informojnë Partinë Demokratike për shumë çështjeje, një ndër të cilat është edhe informacioni për shumën e konsiderueshme të parave te sekuestruara në portin e Durrësit qershorin e 2018”, është shprehur Basha përpara hetuesve belgë  

Më 10 shkurt kreu i PD-së, Lulzim Basha u morr në pyetje  nga prokurorët belgë, ku ka dhënë përgjigje rreth pyetjeve të tyre në lidhje me dosjen e 3.4 milionë eurove të ‘Toyota Yaris’. 3 prokurorë, 2 oficer dhe një shef policie nga Belgjika, janë takuar me prokurorë të SPAK dhe të prokurorisë Tiranë pikërisht për zbardhjen e kësaj dosje, ndërsa u larguan vetëm pak ditë më parë.

Në një prononcim për mediat pasi doli nga ambientet e SPAK, Basha tha se drejtësia belge është e vendosur t'i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe se ai do të ndihmojë në këtë drejtim "duan apo nuk duan 'non grata-t' e shpallur dhe të pashpallur deri më tani.  

Komento

Komente

  • Salianji po ben burg??????: 01/03/2022 16:45

    Futi nje plan 5 pikesh o Lylibythec e dil nga kriza Ore ai Salihajni i babales get beri burgun ??

    Përgjigju
  • Luli: 01/03/2022 15:40

    Luli , ky genjeshtar me patente! ja ka thene Besim malok hajdarmataj dhe elisabeta maloke ymeri

    Përgjigju
    • Ditan: 01/03/2022 21:07

      Lulit ja ka then dibrani drejtor i FLO.

  • Haka Tekizoti: 01/03/2022 13:13

    Mashtrues klasik. Nuk u ka thënë të vërtetën. Le t'u jepte prokurorëve letrën denoncuese që i ka ardhur, edhe pse mund jetë e shkruar nga salianjët e tij.

    Përgjigju
    • Mali: 01/03/2022 23:45

      Letren ja ka derguar Taulant Balla Drogaxhiu

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?