Politikë

Dy standarde/ Berisha në arrest shtëpie shkoi në SPAK me makinën e tij, Ajola Xoxa u shoqërua nga policia (VIDEO)

14 Shkurt, 14:10| Përditesimi: 14 Shkurt, 14:48

  • Share

Ditët e fundit duket se SPAK dhe GJKKO po veprojnë me dy standarde sa i takon personave që thirren aty. Të gjithë e kemi parë live se, kur Sali Berisha ishte në arrest shtëpie paraqitej në SPAK me Benz-in e tij privat dhe i shoqërua nga 4 badigardët e tij personalë, i rrethuar nga militant mbështetës në derën e SPAK-ut. Berisha nuk është shoqëruar asnjëherë nga Policia.

Nga ana tjetër, dy ditë më parë, bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, e cila kishte masën e arrestit në shtëpi, u paraqit në SPAK duke u transportuar me makinën e Policisë së Shtetit dhe deri në brendësi të godinës ajo u pa të shoqërohej nga forcat e polciisë.

Kur shikon këto dy pamje, natyrshëm lind pyetja:

Pse Berisha vjen serbes-serbes me Benz-in e tij privat në SPAK, kurse zonja Xoxa me makinën e policisë?

A është ky një standard i dyfishtë i SPAK dhe GJKKO?

 
 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artana: 14/02/2025 15:02

    I kane kursyer naften se kishte harxhuar shume leke me breke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?