Konflikt për çështje pronësie, dy persona zihen me sende të forta, dëmtohen familjarët e tyre

5 Gusht 2020, 12:52| Përditesimi: 5 Gusht 2020, 12:55

  • Share

TIRANË- Dy persona janë goditur me sende të forta, pasi kishin një konflikt të ashpër për motive pronësie.

39 vjeçari me iniciale A. K., dhe fqinji i tij 47 vjeçari me iniciale A. A., janë përfshirë në një konflikt të ashpër duke e goditur njëri-tjetrin me sende të forta dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar familjarët e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhaferr Zelka”, ku janë dëmtuar një i mitur me iniciale Xh. K. dhe dy familjaret e tjerë L. K. dhe T. A., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?