Durrës- Dy persona, një burrë dhe një grua, kanë humbur gjatë dhjetë ditëve të fundit në Durrës, në intervale të ndryshme kohore, teksa familjarët bënë denoncimin në Komisariat dhe kërkuan ndihmën e policisë për gjetjen e tyre.
Rasti i parë i përket njoftimit të një burri që ka dëshmuar largimin e gruas së tij nga banesa dhe ngjarja e dytë nga një grua që njoftoi për humbjen e vëllait të saj që vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Burime zyrtare bënë me dije se kanë marrë kallëzim nga T. K., 53 vjeç, banues në Durrës, se më datë 25 gusht (dy ditë më parë), është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, S. K., 42 vjeçe.
Menjëherë pas tij ka denoncuar edhe V. B., 49 vjeçe, se më datë 16 gusht, është larguar nga banesa, vëllai i saj, M. B., 38 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
“Po punohet për gjetjen e tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”, bëri me dije policia vendore.
Komente

Mos u mërzit se gruaja ka shkuar per disa ditë pushime dhe do vij... rri disa ditë te qeta se do kthehet ..
Përgjigju