Këngëtarja Dafina Zeqiri ka kurorëzuar mbrëmjen e kaluar me partnerin e saj, Kreshnik Gjergjin. Ceremonia u organizua si në një darkë solemne private në një prej restoranteve të Prishtinës.
Miq e dashamirë ishin ftuar nga çifti, përfshirë nënën e Dafinës, zonjën Meli.
Por, sipas ‘Prive’ në ceremoni munguan dy persona mjaft të afërt të këngëtares. Bëhet fjalë për motrat e Dafinës, Tringën dhe Besën, as njëra e as tjetra nuk ishin prezente mbrëmë.
Raporti mes motrave Zeqiri ka qenë shpeshherë i komentuar, dhe Dafina shpesh i ka bërë ato ‘follow’ e ‘unfollow’.
Ky hap i ri në jetën e saj personale vjen në kulmin e karrierës së saj muzikore, ndërsa fansat e saj në të gjithë botën e kanë përgëzuar për këtë vendim të rëndësishëm.