Foto1: Skela e montuar në një pjesë të pallatit. Foto2: Skela e shembur në pallatin 13 katësh dhe pjesa e vetme e mbetur e instaluar në katin e fundit
Prokuroria e Tiranës urdhëroi ndalimin e inxhinierit teknik dhe administratorit të kompanisë së skelave "Syla". Dy punëtorë humbën jetën pasi skela u shemb totalisht ndërsa ata punonin.
Report Tv mëson se punëtorët ishin duke bërë çmontimin e skelës nga njëra anë e pallatit 13 katësh, për ta montuar atë në një pjesë anë tjetër të ndërtesës. Gjatë këtij momenti, diçka nuk ka shkuar mirë dhe skela është shembur totalisht. E vetmja pjesë e skelës që ka mbetur në pallat është ajo në katin e 13 të tij, ndërsa e gjithë skela është shembur në të gjithë lartësinë e pallatit. Nuk dihet ende nëse punëtorët kanë rënë nga lartësia apo nëse ata i ka zënë skela teksa kanë qenë në katin e parë. Dy punëtorë u nxorrën të pajetë nga rrënojat e skelës, ndërsa tre të tjerë janë të plagosur, në gjendje të rëndë, në spitalin e Traumës.
Në pallatin 13 katësh do të kryheshin punime nga një firmë private për lyerjen e fasadës së tij.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Shembet skela e pallatit 13 katësh! Nxirren të vdekur nga rrënojat 2 punëtorë, plagosen 3 të tjerë /Video
G.M./ReportTv.al