Politikë
Bota
Bota

Dy qëndrimet e Berishës: Kur ishte kryeministër kërkonte ndërtimin e HEC Skavica, sot e kundershton

24 Shtator 2022, 16:01| Përditesimi: 24 Shtator 2022, 20:39

  • Share

E para që hodhi para dhe që financoi një projekt për ndërtimin e Skavicës ishte qeveria që drejtohej nga Sali Berisha në vitin 2008. KESH që drejtohej nga Gjergj Bojaxhi në atë kohë kontraktoi një kompani franceze për studimin, të cilës i pagoi një shumë prej afro 343 mijë euro vetëm për skicimin në hartë. Ai projekt parashikonte që hidrocentrali të kishte dy diga një në Katund të Ri dhe një në Skavicë, çka përfshinte një siperfaqe më të madhe ujore prej afro 2.5 miliardë metër kub ujë dhe rrjedhimisht edhe përmbytjen e sipërfaqeve të mëdha të tokës në këto zona.

Në atë kohë në mbledhjet e Këshilit të Ministrave, ish-kryeministri demokrat insistonte se duhej ndërtuar hidrocentrali i Skavicës.

Por, për mungesë fondesh, hidrocentrali i Skavicës nuk u ndërtua. Studimi i kompanisë franceze që mori paratë, thjesht mbeti në letër. Sot pas 4 vitesh Sali Berisha ndryshon qëndrim, të cilin prej muajsh ka nisur ta imponojë edhe te qyetarët dibranë duke kundershtuar projekti.

Sot siguria e furnizimit me energji elektrike nga tregu ndërkombëtar është e kërcënuar. Ndërkohë që nga ndërtimi i kasakadës së Skavicës përllogaritet që Shqipëria për 7 muaj në vit të mos importojë energji elktrike, pra të siguroje rreth 70 % prodhim vendas.

Hidrocentrali i Skavicës nuk është thjesht një burim i madh dhe i ri energjie. Në kohën e një krize globale energjitike, çdo projekt i tillë, merr dhe vlera të sigurisë kombëtare. Marrja e këtij projekti nga një firmë amerikane dhe mbrojtja që i ka bërë atij Washingtoni, e bëjnë edhe më kontradiktor qëndrimin e Berishës. Ai thotë se flet në emër të mbrojtjes së interesave të dibranëve. Ndërkohë që në kohën që ishte kryeministër, edhe ai, kishte një projekt për hidrocentralin e Skavicës. Me të vetmin ndryshim: që kompleksin do ta ndërtonin francezët./TemA

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • elb: 25/09/2022 09:21

    Historikisht mbas 90` e keqja kryesisht vtm nga Sali halja i ka ardh Shqipris. Pa vdek ai plera nuk ka shpetim

    Përgjigju
  • Begu: 25/09/2022 09:12

    Vazhdimisht me dy qendrime-fytyra,Edhe "Rrugen e kombit" kur ishte ne pushtet planifikoi te taksonte 8 euro,tash per vota, ju premton qytetarve, se do te heq taksen ekzistuese prej 5 eurove.

    Përgjigju
  • Lungjëria: 24/09/2022 23:13

    Duhen mullinj me ere edhe në zona si Lungjeri Nëmercke etj etj

    Përgjigju
  • Urus: 24/09/2022 19:42

    Vetem ligesi dhe krim ka projektuar te populli saliu matuf

    Përgjigju
  • Kamo: 24/09/2022 19:42

    Jo dy qendrime po dyqind mije ka ky pusht

    Përgjigju
  • Geri: 24/09/2022 19:40

    Po se di se si akoma shkruani per sali berishen se ai flet vec brockulla

    Përgjigju
  • Albi: 24/09/2022 19:39

    Berisha nje njeri i pafytyr eshte ska piken e sedres

    Përgjigju
  • Denis: 24/09/2022 18:57

    Sa i paftyr qe esht ky non grada, ka hallin qe nuk vodhi dot lek nga ky projekt prandaj

    Përgjigju
  • Mondi: 24/09/2022 18:54

    Te gjithe e dime kush eshte qellimi kryesor i saliut, te mbush xhepat me parate tona

    Përgjigju
  • rea: 24/09/2022 16:43

    po saliu ka inat se i beri rama keto e si vodhi leket vet ai

    Përgjigju
  • greta: 24/09/2022 16:41

    saliu eshte politikani me hipokrit qe ka shqiperia

    Përgjigju
  • Partizani: 24/09/2022 16:33

    Po pse more njeri me 2 fytyra,hidroçentralet në Shqipëri nuk janë projekte të Enverit?Ti çfar ndërtove kaq vjet në krye të vëndit apo vetëm vodhe e shkatrrove çdo gjë që e bëri populli shqiptar në 50 vjet,je njeriu më negativ dhe kriminel që i ka ardhur Shqipërisë në krye ndonjëherë

    Përgjigju
  • Kaush Kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 24/09/2022 16:27

    Salhe Bajga një fëlliqsir e kombit Shqiptar ska turp të ket 100 fytyra e 100 standarte. Ai se ka për turp të gēnjej, të mashtroi, të vjedhi , të vrasi, të bëj rëmuj. Pra me një fjal ai është njeriu më i ZI në historin e Shqipris. Po Shqipria do heci përpara se Edi Rama është djal Tirane nuk është malok kok pa lar. Edi Rama Sportist, Artist, Petagog, Piktor e një njeri me bagazh madhështor njeri që flet 5 gjih të huaja. Pra Edi Rama me malokun hajdut kriminel është si nata me ditën.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?