Në dalje të qytetit të Fushë-Krujës ndodhet Manastiri i Bektashinjve i themeluar nga Haxhi Bektash Horasani. Vendosur në mes një lëndine të madhe, vëmendjen e besimtarëve e vizitorëve e tërheqin dy selvie, ndryshe njihet dhe me emrin “qiparis”.
Ish- inxhinieri i Pyjeve, Muharrem Loka sot në pension na tregon se më i vjetri prej drurëve halorë është mbjellë 800 vite më parë, ka një lartësi prej 25 metrash dhe kurorë rreth 8 metra gjerësi.
“Është një dru pyjor shumë vjeçar i ardhur nga Lindja e Mesme. Mosha e kësaj selvie është 800 vjeçare. Kjo përkon edhe me ardhjen e misionarëve të parë bektashian në vendin tonë. Këtu vinin si bamirës, si priftërinj. Kam qenë unë i pari që e kam propozuar dhe qendron dhe mbrohet me ligj. Si ka ardhur. Legjendat dhe gojëdhënat janë: Bamirës e kanë sjellë farën e kësaj selvie nga krahina Horason, që shtrihet midis Afganistanit dhe Iranit”,- tha ish-inxhinieri.
Të veçantë këto drurë pyjore, njëherësh dhe monumente të natyrës duhet të jenë pjesë e guidave turistike.
“Është një dru interesant përveç moshës, edhe trungu është i jashtëzakonshëm. Është karakteristik dhe rast unikal për Shqipërinë. Po të shikohet seli shpatore e çuditshme, që jo vetëm neve por dhe vizitorë të ndryshëm që kanë ardhur janë çuditur. Ju ka tërhequr vëmendje. Nga karakteristika e trungut dhe zhvillimit. Këtë lloj druri, selvi, nuk e gjen në Shqipëri. Duhet të jetë pikë turistike. Sa herë e shikon këtu mbet i ccuditur. Institucionet fetar, i kanë bërë shërbim këtu”,- tha Loka.
Selvitë janë përmendur ne shkrimet e të huajve që kanë vizituar vendin tonë. Mes tyre, Degradi, konsull i Francës në Shkodër, njëkohësisht dhe arkeolog i cili gjatë viteve 1900 i kanë quajtur fenomenalë.
Informacion shume interesant per kete monument te natyres tone te bukur. Njekohesisht pergezoj inxhinierin e pyjeve Zotin Loka per kujdesin qe ka treguar dhe tregon per kete qiparis te vecante.
Përgjigju