Cardy B dhe Nicki Minaj

VIP & Spektakël

Dy reperet e njohura pas një zënke të fortë kanë gjetur gjuhën e paqes

1 Nëntor 2018, 03:55| Përditesimi: 1 Nëntor 2018, 07:25

  • Share

Sherri midis tyre është bërë një nga ngjarjet më të përfolura në të gjitha mediat botërore.

Sipas postimeve të bëra në rrjetet sociale duket se të dyja reperet e njohura Cardy B dhe Nicki Minaj kanë gjetur gjuhën e paqes.

Ajo që hodhi hapin e parë ishte Minaj e para që shtriu dorën e pajtimit me anë të një postimi në rrjetin social Twitter.

Le të fokusohemi vetëm në gjëra pozitive. Ne jemi të gjithë të bekuar. E di që gjithë kjo gjë është qesharake dhe interesante për shumë njerëz, por unë nuk do e diskutoj më këtë gjë pa sens. Faleminderit që më jepni mbështetje dhe kurajo çdo vit. Ju dua.  

              Nicki Minaj

Gjithashtu nuk mungoi reagimi i Cardi B, e cila ripostoi shkrimin e rivales duke shtuar:

Në rregull Nicki, le të qëndrojmë pozitive dhe të vazhdojmë përpara.

            Cardi B

Veçse nga kjo dashuri e madhe tani mbetet për tu parë në qoftë se kjo paqe do zgjasë dhe si do jetë marrëdhënia e tyre në vijim.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?